LAJMI I FUNDIT:

Lirohet deputetja Dërguti

Lirohet deputetja Dërguti

E plotësuar: Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti nga radhët e Vetëvendosjes, e cila u arrestuar në orët e mëngjesit është liruar.

Deputetja aktualisht ndodhet në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Arrestohet deputetja Aida Dërguti (Dokument)


Polica e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar deputeten e lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga organet e drejtësisë. Dërguti është arrestuar për shkak të mbajtjes në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve.

Ajo është arrestuar në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor të Vushtrrisë.

“Policia e Kosovës bazuar në mandatin ligjor që ka është e obliguar në zbatimin e urdhërarresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë dhe bazuar në këtë, sot me 09.02.2017 në orët e mëngjesit ka realizuar zbatimin e një urdhërarresti në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Vushtrri. Njësitet relevante policore të stacionit policor Vushtrri, bazuar në urdhëresë, kanë ndaluar deputeten e RKS-së znj. A. D., të cilën e kanë njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë të njëjtën e kanë shoqëruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se deputetja Dërguti ka bashkëpunuar mirë me zyrtarët policorë dhe e njëjta është shoqëruar në gjykatë, ashtu siç parashihet me urdhëresë.

Deputetja Aida Dërguti vjen nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje.  /Telegrafi/