LAJMI I FUNDIT:

Ambasada britanike demanton RTK-në: Paneli për zgjedhjen e drejtorit të Doganeve u zgjodh nga MF-ja

Ambasada britanike demanton RTK-në: Paneli për zgjedhjen e drejtorit të Doganeve u zgjodh nga MF-ja

Pas publikimit të një kronike në RTK për zgjedhjen e drejtorit të Doganave të Kosovës, Ambasada e Britanisë së Madhe ka demantuar lajmin e Televizorit Publik të Kosovës duke e quajtur si lajmë të pa saktë dhe që nuk ka qenë serioz në kërkimin e informatave.

“Ky lajm nuk është i saktë dhe RTK nuk ka bërë përpjekje serioze për të kërkuar informata nga ne paraprakisht. Qeveria Britanike ofron mbështetje institucioneve të Kosovës në procesin e rekrutimit të pozitave të larta”, thuhet në komunikatë.

Nga kjo komunikatë dërguar medieve, thuhet se ky proces rekrutimi i është në pajtim me ligjet e Kosovës dhe vendimi jepet nga Institucionet e Kosovës.


“Megjithatë, paneli i rekrutimit përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës, është në pajtim me ligjet e Kosovës, dhe vendimi përfundimtar i takon institucioneve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Britanisë së Madhe.

“Procesi për zgjedhjen e Drejtorit të Doganës së Kosovës ka dhënë rezultat të qartë. Partneri zbatues dhe paneli intervistues janë pajtuar se kandidati me pikë më shumë në krahasim me secilin kandidat tjetër, ishte kandidati më i mirë për pozitën e Drejtorit të Doganës së Kosovës”.

“Nepotizimi është problem në Kosovë. Ky problem nuk do të zgjidhet brenda natës. Fatkeqësisht, ne presim rezistencë ndaj përpjekjeve për ta ndaluar këtë praktikë. Qeveria Britanike është e vendosur të ndihmojë, mirëpo suksesi arrihet vetëm nëse ka vullnet politik dhe institucionet e vendit zgjedhin kandidatët më të mirë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Kalo në kategori