LAJMI I FUNDIT:

Kush ishin katër deputetët socialistë që i bënin poezi Jozefina Topallit? (Video)

Kush ishin katër deputetët socialistë që i bënin poezi Jozefina Topallit? (Video)

Ndonëse njihet për drejtimin me dorë të hekurt të Parlamentit në tetë vite, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vjen me një rrëfim krejt ndryshe në emisionin “Pasdite në Top Channel”.

Ajo ka zgjedhur t’i kërkojë falje të gjithë atyre që mund të ketë ofenduar gjatë drejtimit të Kuvendit, ndërsa përjashton vetëm Taulant Ballën.

“I kërkoj falje kë mund të kem ofenduar pa dashje, përveç Taulant Ballës. Ai nuk e meriton”.


Deputetja e PD-së i ka habitur të gjithë kur ka nxjerrë një sekret të vogël se katër deputetë socialistë i kanë shkruar poezi dhe ja kanë lënë mbi tavolinë.

Ke bërë njeri të ndjehet keq në Parlament?

Jozena Topalli: Nëse e kam bërë do t’i kërkoja ndjesë.

E mban mend atë momentin me Taulant Ballën?

Jozena Topalli: Ai e meriton!

Nuk do t’i kërkoje ndjesë atij për atë situatë?

Jozena Topalli: Jo! Është i vetmi njeri që nuk i kërkoj ndjesë. Do t’i kërkoja ndjesë kujtdo tjetër, vetëm atij jo.

Ke qenë shumë e tensionuar dhe shumë e mërzitur kur ke thënë shprehjen me “zhele”.

Jozena Topalli: Pas 10 orësh, kishte seanca, si buxheti që fillonte në 10 të mëngjesit dhe mbaronte pas mesnate. Aty çfarë nuk dëgjoja dhe 12 orë seancë plenare edhe të rrëshqet ndonjë fjalë. Por ajo fjalë nuk fjalë e keqe në shkodrançen time, të tjerët ndoshta e kanë keqkuptuar.

Nga krahu tjetër, të kanë vlerësuar për të njëjtat motive, e ke ndjerë?

Jozena Topalli: Meqenëse ma kujtuat, pas vdekjes së Dritëro Agollit dhe unë shpreh ngushëllimet. Unë isha nënkryetare e Parlamentit dhe dikush bëri një poezi aty. Por jo vetëm Dritëro Agolli, por janë të paktën 3-4 deputetë të Partisë Socialiste që më bënin poezi dhe m’i linin mbi tavolinë. Ishin shumë njerëzorë.


Topalli: 3-4 deputete te PS me kane bere poezi by PanoramaVideo

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori