LAJMI I FUNDIT:

Përkushtimi i punëtorit për të rregulluar ndriçimin, nuk po pëlqehet aspak (Foto)

Përkushtimi i punëtorit për të rregulluar ndriçimin, nuk po pëlqehet aspak (Foto)

Në një shtëpi në Australi, është fotografuar punëtori që me anë të dy parë shkallëve, është ngjitur në tavanin e lartë për të rregulluar ndriçuesin.

Megjithëse është shumë i përkushtuar dhe i vendosur që të kryej punën, njerëzit nuk po mendojnë se është veprim i duhur, meqë po rrezikon jetën, transmeton Telegrafi.


Përmes dy shkallëve, ngjitet për të rregulluar ndriçuesin

Madje, poshtë tij ndodhen edhe dy burra, fati i të cilëve do të ishte po ashtu në rrezik, sikur punëtori apo shkallët do të rrëzoheshin.

Nuk dihet se si ia kanë dalë t’i vendosin shkallët në këtë mënyrë, apo në çfarë forme i kanë zbritur poshtë, pasi që të kenë kryer rregullimin.

“Kjo është e tepërt, më mirë të gjendet zgjidhje me mjete të duhura, se sa të veprohet me improvizime që do t’i shkaktonin dëme trupore tre personave”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/