Fitim Rifati
Shkupi dhe rrethina e tij i takojnë territorit të Dardanisë antike, përkatësisht trungut iliro-shqiptar të Kosovës historike. Në dy dekadat e fundit të shekullit XIX, deri në vitin 1912, Shkupi ushtroi funksionin – statusin e kryeqytetit administrativ përbrenda një territori prej 32.000 kilometrave në katrorë të Vilajetit të Kosovës.
Pas pushtimit dhe aneksimit serb të Kosovës më 1912, Shkupi mori statusin e Qarkut të cilin e vazhdoi edhe gjatë pushtimit dhe administrimit bullgar (1915-1918).
Pozita gjeostrategjike ka ndikuar që ky qytet të tërheq vëmendjen e pushtuesve të ndryshëm, si qendër e rëndësishme administrative dhe udhëkryq i lidhjeve ekonomike, shoqërore dhe kulturore ndërmjet popujve të Evropës dhe më gjerë. Udhëpërshkrues, diplomatë e studiues të huaj, në vlerësimet e tyre kanë dhënë prova të rëndësishme historike, arkeologjike, demografike dhe kulturore të shqiptarësisë së Shkupit.
Paralelisht me ndryshimet administrative, demografia e Kosovës ka zgjuar interes të madh në qarqe të ndryshme gjatë shekullit XIX dhe dy dekadat e para të shekullit XX. Pos organeve administrative osmane që bënë regjistrimin e popullsisë së Vilajetit të Kosovës, edhe organet administrative serbe, malazeze, bullgare e austro-hungareze hartuan statistika të popullsisë së Kosovës në harkun kohor të viteve 1913-1918.
Në të gjitha këto statistika, popullsia shqiptare përbën shumicën e popullsisë së Kosovës, madje edhe shumicën e popullsisë së Shkupit dhe viseve përreth. Në këtë kontekst, në studimet demografike dhe historike, zgjojnë interes edhe statistika të popullsisë së Kosovës, rrjedhimisht edhe të kryeqendrës historike të saj, Shkupit, të hartuara nga qarqe e organizata intelektuale dhe politike shqiptare. Në mesin e tyre zë vend të rëndësishëm edhe një statistikë e popullsisë së Kosovës e hartuar me objektivitet nga Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.
Ky Komitet, i cili u formua më 1 maj të vitit 1918 në Shkodër, ishte një organizatë shqiptare në gjirin e së cilës u mblodhën e vepruan intelektualë e prijës të shquar shqiptarë nga Kosova dhe vise të tjera shqiptare. Qëllimi i këtij Komiteti ishte çlirimi dhe bashkimi i Kosovës (Shkupit, Kumanovës, Preshevës, Tetovës, Gostivarit, Kaçanikut, Ferizajt, Gjilanit, Prishtinës, Vushtrrisë, Mitrovicës, Pazarit të Ri, Rozhajës, Pejës, Plavës, Gucisë, Gjakovës, Prizrenit) me Shqipërinë. Që në momentin kur përfundoi Lufta e Parë Botërore (nëntor 1918), në janar të vitit 1919 Fuqitë Aleate (SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Italia) u mblodhën në Paris, për të vendosur mbi paqen në Evropë e rrjedhimisht edhe ndryshimin e kufijve të saj.
Gjatë kësaj kohe, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” me kryetar Hoxhë Kadri Prishtinën, u tregua mjaft aktiv që Konferencës së Paqes në Paris t’i ofronte argumente të pa kontestueshme për shqiptarësinë e Kosovës, mizoritë serbo-malazeze e bullgare, që ishin ushtruar ndaj shqiptarëve në vitet 1912-1918 si pasojë e vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913, të cilat copëtuan Kosovën dhe vise të tjera shqiptare në kurriz të monarkive pushtuese ballkanike.
Ky Komitet hartoi dhe i dërgoi kësaj Konference statistika serioze e të paanshme të popullsisë së Kosovës, në të cilat paraqiteshin të dhëna për numrin e përgjithshëm të saj nëpër qytete dhe fshatra, përkatësinë etnike etj. Në këto statistika, që përputheshin me regjistrimet e mëparshme, vërehej zvogëlimi i popullsisë së përgjithshme në Kosovë, veçanërisht asaj shqiptare, si pasojë e vrasjeve e emigrimit gjatë Luftërave Ballkanike e Luftës së Parë Botërore dhe spikat një rritje e ndjeshme e elementit serb për shkak të pushtimit dhe kolonizimit serb të Kosovës.
Në këto pasqyra statistikore të popullsisë, që iu dërguan Konferencës së Paqes në Paris më 1919, në kudër të 18 qendrave territoriale e administrative, përfshihej edhe numri i përgjithshëm i popullsisë së Shkupit dhe rrethinës dhe përkatësia etnike e saj. Sipas tyre Shkupi me rrethinë në këtë kohë numëronte një popullsi prej 184,825 banorë, nga e cila 150,290 frymë ose 81.31 për qind ishin shqiptarë, 28.244 frymë ose 15.28 për qind ishin bullgarë, 3.363 frymë ose 1.81 për qind ishin turq, 1.400 frymë ose 0.75 për qind ishin boshnjakë, 650 frymë ose ishin 0.35 për qind grekë, 567 frymë ose 0.30 për qind ishin çifutë, 255 frymë ose 0.13 për qind ishin serbë dhe 56 frymë ose 0.03 për qind e popullsisë ishin vlleh.
Pra, në studimet dhe vlerësimet demografike-statistikore të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, në këtë kryeqendër të Kosovës dhe viset përreth saj jetonte një popullsi shumetnike, e cila për nga numri i përgjithshëm i saj dominohej nga shqiptarët. Duhet theksuar se statistikat në fjalë të hartuara nga ky Komitet u përdorën për t’i tërhequr vëmendjen Konferencës së Paqes në Paris, që Fuqitë Aleate të gjykonin objektivisht ndaj çështjes së shqiptarëve të Kosovës e viseve të tjera shqiptare dhe të vendosnin e njihnin bashkimin e kësaj treve (përfshi edhe kryeqendrën e saj, Shkupin) me Shqipërinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City