LAJMI I FUNDIT:

Kuvendarët e veriut votuan pro marrëveshjes, kështu do të duket ura dhe zona e këmbësorëve (Foto)

Kuvendarët e veriut votuan pro marrëveshjes, kështu do të duket ura dhe zona e këmbësorëve (Foto)

Kuvendi Komunal i Mitrovicës veriore ka përfunduar seancën e jashtëzakonshme, ku është votuar për marrëveshjen e zonës së këmbësorëve në pajtim me marrëveshjen e Brukselit dhe rregullimi i urës kryesore mbi Ibër.

Këto dy marrëveshje janë votuar unanimisht nga të gjithë kuvendarët, raporton Telegrafi.

Kuvendarët shqiptarë të Mitrovicës së veriut i kanë votuar marrëveshjet pas konsulimit me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, nga i cili kanë marrë garanci se marrëveshja e arritur nuk dëmton projektin bazë të revitalizmit të urës dhe nuk cenon interesat e qytetarëve shqiptarë atje. /Telegrafi/


Rakiq: Nuk do të vijë ROSU në veri, muri do të jetë i lartë 120 cm
Lexo po ashtu Rakiq: Nuk do të vijë ROSU në veri, muri do të jetë i lartë 120 cm

Më poshtë shihni maketat e se si do t rregullohet zona rreth urës mbi Ibër dhe zona e këmbësorëve: