LAJMI I FUNDIT:

Diskutohet Udhëzimi Administrativ për themelimin e One-Stop-Shop për BRE

Diskutohet  Udhëzimi Administrativ për themelimin e One-Stop-Shop për BRE

Është mbajtur punëtoria e Grupit Punues për themelimin e One-Stop-Shop si dhe harmonizimin e legjislacionit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) në Kosovë, organizuar nga Projekti Repower Kosova USAID, të cilën e kryesoi zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj Gashi, ndërsa morën pjesë përfaqësues ndërinstitucional, akterë në këtë fushë.

Në kuadër të kësaj punëtorie është prezantuar Udhëzimi Administrativ për themelimin e One Stop Shop për BRE të hartuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, dokument për të cilin palët kanë paraqitur komentet e tyre.

Zëvendësministrja Besa Zogaj-Gashi tha me këtë rast se grupi punues ka qenë i përkushtuar për arritjen e objektivave, ndërsa shtoi se MZHE ka dhënë të gjitha komentet në hartimin e koncept dokumentit për themelimin e One Stop Shop.


“Ne si ministri i kemi dhënë komentet, RePower po ashtu i ka dhënë komentet e veta dhe në fazën që ne kemi hapur diskutimin publik kemi pranuar një koment edhe nga Ministria e Administratës Publike, që lidhet me harmonizimin e legjislacionit sekondar”, tha ajo.

Projekti RePower Kosova ka asistuar MZHE-në për hartimin e Udhëzimit Administrativ për themelimin e ONE STOP SHOP për BRE-të, dhe asistonim i ZRrE-së për të shënuar progres të rëndësishëm në amandamentimin e Rregullës Ekzistuese për Skemën Mbështetëse.

Ndryshe, edhe përfaqësues tjerë institucional kanë dhënë kontributin e tyre për të adresuar çështjet që lidhen me harmonizimin e legjislacionit për OSS. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Kalo në kategori