LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Qumështorëve: Kosovarët po mashtrohen me produktet e qumështit

Shoqata e Qumështorëve: Kosovarët po mashtrohen me produktet e qumështit

Shoqata e Qumështorëve edhe një herë bën thirrje nga organet kompetente të marrin masa për sa i përket pranisë së vajit të palmës në produktet e qumështit.

Sipas një komunikatë në emër të Ramadan Memajt, kjo shoqatë ka shpjetuar lidhur me

Ngritjhej e kallëzimit penal ndaj AUVK dhe disa kompanive që po përdorin vajin e palmës në produktet e tyre, duke mos e deklaruar atë.


Kurse, akuzave se po manipulojnë opinionin, iu kanë përgjigjur duke thënë se nëse dyshohet se po manipulohet me fakte, atëherë le të bëhet një analizë e menjëhershme e të gjitha produkteve të qumështit.

“Kështu që të qartësohet një herë e mirë se kush është duke e rrezikuar shëndetin e konsumatorëve dhe imazhin e prodhuesve vendore për shkak të përfitimeve të lehta. Ne këtë po e kërkojmë me vite nga AUVK-u, por fatkeqësisht nuk kemi parë të merret ndonjë veprim, duke lejuar dëmtimin e konsumatorit kosovar, kompanive të sinqerta të qumështit, si dhe fermerëve që po vazhdojnë të mbyllin fermat e tyre. Prezantimi i rrejshëm në media, gjoja si përfaqësues të shoqatës së qumështorëve nga disa persona, vetëm se e dëshmon edhe më tepër se disa qarqe të caktuara me interes në vajin e palmës në këtë mënyrë dëshirojnë të na e mbyllin gojën dhe të vazhdojnë edhe më tej me mënyrën e tyre të manipulimit dhe të dëmtimit të industrisë së qumështit.

“Për t’i ikur të gjitha këtyre komplikimeve ne edhe një herë u bëjmë thirrje organeve relevante, përfshirë këtu edhe nivelet më të larta për të ndërmarr masa të menjëhershme, të ndalimit të këtij mashtrimi që po u bëhet konsumatorëve për vite të tëra”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Botë
Kalo në kategori