LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Legjislacion diskuton për raportin e Transparency International, mungon pozita

Komisioni për Legjislacion diskuton për raportin e Transparency International, mungon pozita

Komisioni për Legjislacion ka thirrur një mbledhje për të diskutuar vetëm për raportin e Transparency International rreth indeksit të perceptimit të korrupsionit.

Por, në këtë mbledhje kanë marrë pjesë vetëm deputetet e opozitës, ndërkohë asnjë përfaqësues i pozitës nuk ka marrë pjesë në këtë diskutim, njofton Klan Kosova.


Ndërkohë të pranishëm kanë qenë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile, si dhe nga Agjencia e Anti-korrupsion, Prokuroria dhe Gjykatat.

Deputetja e Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se përmirësimet janë shumë minimale dhe të padukshme në realitetin e vendit tonë.

“Asnjë institucion nuk është i pavarur, janë njerëz të adresuar nga partitë politike.Ky indeks tregon se vendi ynë edhe më tutje dëshiron të mbetet i izoluar, nuk ka vullnet nga ana e atyre që janë në Qeveri për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ky raport dhe indeks duhet të merret me shumë seriozitet, që të përmbushin detyrat”, ka thënë ajo.

Kritika ka dhënë edhe Pal Lekaj, që ka thënë se vetë mosprezenca e deputetëve të pozitës tregon se sa janë të gatshëm institucionet që ta luftojnë korrupsionin.

Ndërsa raportin e Transaparancy Internationl, e ka prezantuar Artan Canhasi nga KDI. Ai ka thënë se Kosova ka shënuar një progres të vogël ku ka marrë tri pikë më shumë se vitin e kaluar.

Sipas tij, ky përmirësim ka ardhur si pasojë e përmirësimit të prokurimit publik.

Por, ai  ka shtuar se Kosova ka humbur 300 milionë euro nga MCC (sfidat e mijëvjeçarit), ndërsa ka kërkuar që të ketë një Komision Hetimor Parlamentar për të kuptuar se pse janë humbur këto para.

Ndërkohë gjyqtari i Krimeve të Rënda, Arben Hoti, ka thënë se pranimi i faktit ose identifikimi i problemit është kruciale.

“Në luftën kundër korrupsion është me rëndësi që Prokuroria dhe Policia të kryejë punën e saj. Ka aktakuza për korrupsionin, që Prokuroria dhe Policia kanë dyshim të bazuar, por është problem të vërtetohen provat. Në Gjykatën Themelore të Prishtinës të gjitha lëndët e korrupsionit janë në punë”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kalo në kategori