Stavros Tzimas
Fotografia në repartin e mobilizimit ushtarak të Mesollongjit, ku duken shtatë ushtarë rekrutë me pëllëmbët e duarve në formën e shqiponjës dykrenare shqiptare, shkaktoi “tërmet” kombëtar në Greqi. U dha përshtypja sikur në radhët e ushtrisë greke po formohet “UÇK e Greqisë”, e cila do kthejë armët tona kundër nesh kur të vijë ora e “Shqipërisë së Madhe”
Natyrisht, nuk është mbushur Ushtria greke me shovinistë shqiptarë të cilët depërtuan në radhët e Forcave të Armatosura greke sipas urdhrave të ndonjë qendre në atdheun e tyre ose jashtë tij, për të vepruar sipas ndonjë plani konkret. Me logjikë te ftohtë, kuptohet se ata që synojnë qëllime te dyshimta, nuk dalin nëpër fotografi publike, bile edhe të gjithë së bashku duke mbajtur simbole të një shteti tjetër në repartet ushtarake veshur me uniformën e ushtarit grek. Nga ana tjetër, asnjeri nuk mund të vendos dorën mbi Ungjill, për të përjashtuar skenarë të tillë, por në rastin konkret duket qartë se kemi të bëjmë me një demonstrim të zakonshëm të ndërgjegjes kombëtare prej disa të rinjve me prejardhje shqiptare.
Nëse më kujtohet mire, para disa vitesh kishim ndodhi të tilla në Ushtri me të rinj homogjenë me prejardhje nga ish-Bashkimi Sovjetik, të cilët grupoheshin së bashku në repartet ushtarake dhe ziheshin me kolegët e tyre “grekë të pastër”.
Është e kuptueshme se këta rekrutë do të përballohen me ligjin për shkeljen e rregullave ushtarake. Por, do të ishte e padrejtë nëse gjykohet veprimi i tyre si provokacion i paramenduar dhe aq më keq të konsiderohet si kërcënim ndaj Ushtrisë dhe rrjedhimisht edhe ndaj kombit grek, pavarësisht se veprimi i tyre përbën një budallallëk dhe është i dënueshëm. Nuk ka asnjë arsye që ata djem t’i bëjmë pre të nacionalizmit shqiptar, sepse deshën të tregonin me atë mënyrë dashurinë për vendin e prejardhjes dhe Atdheun e prindërve të tyre. Sigurisht që do hetohen më gjerë dhe veprimi i tyre do ndiqet në rrugë disiplinore, apo ndoshta edhe ligjore, por me procedura të një vendi demokratik.
Por, nuk mund, dhe nuk duhet të paragjykohet dhe gjykohet ndërgjegjja e tyre.
Në Greqi jetojnë mijëra fëmijë emigrantësh nga Shqipëria, të cilët janë pjesë e shoqërisë greke dhe që e duan Greqinë, por duan edhe vendin e prejardhjes së tyre. Kjo është e drejtë e pamohueshme e tyre. (në luftën e Kosovës, më kujtohet një major i Ushtrisë amerikane, por me prejardhje greke mburrej se ishte kushëri i miss Bota, Irini Skliva, i cili në xhipsin e tij ushtarak mbante edhe simbolin e flamurit grek me të cilin krenohej.
Këta të rinj, të cilët janë qytetarë grekë, janë thirrur të shërbejnë në Forcat tona të Armatosura dhe do të ishte kriminale nëse, sapo të hynë në portën e repartit, t’i çojnë drejt e në “krematoriumin” e “armiqve të kombit”, dhe njëkohësisht duke i bërë peshqesh në prehrin e ekstremistëve shqiptarë. Sigurisht, është detyrë e administratës së ushtrisë që të ruaj integritetin e Ushtrisë, por gjuetia e shtrigave është tejet e rrezikshme dhe duhet të shmanget.
Dhe, për më tepër, në këtë rast drejtuesit e Ushtrisë duhet të përkujdesen për këta të rinj kur të dërgohen për të shërbyer në kufi. Në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar çfarëdo soj “instruktori” që t’i keqtrajtojë. /Luan Zyka/Tema/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

UEFA me dënim të rëndë për gjyqtarin anglez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet