LAJMI I FUNDIT:

Film për rastin ‘Monstra’! (Video)

Film për rastin ‘Monstra’! (Video)

Filmi i ri maqedonas “Kur dita s’kishte emër” i Teona Strugar Mitevska në produksion të “Motrat dhe vëllai Mitevski” i mbështetur nga Agjencia për film e Republikës së Maqedonisë, premierën do ta ketë në shkurt në Festivalin prestigjioz të filmit në Berlin, si pjesë e programit Panorama, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Producentja Labina Mitevska në konferencën e sotme për shtyp theksoi se që të jesh pjesë e Berlinales, i cili është një prej festivaleve më të mëdha të filmit në botë, paraqet sukses të madh.

“Kur dita s’kishte emër” është titulli i filmit të frymëzuar nga vrasja e katër fëmijëve dhe një të rrituri te Liqeni i Smillkovës afër Shkupit, në vitin 2012, me të cilin regjisorja maqedonase Teona Mitevska do të marrë pjesë në Festivalin e filmit në Berlin, që do të mbahet prej 9 deri më 19 të muajit të ardhshëm.


Premiera e filmit do të shfaqet në kuadër të programit “Panorama”, ku do të prezantohen 51 filma nga 43 vende, do të jetë më 14 shkurt në sallën ku bëhet edhe hapja e “Berlinales” dhe që ka 780 ulëse.

“Kur dita s’kishte emër” është filmi i tretë i Teona Mitevskës dhe produksionit “Motrat dhe vëllai Mitevski” që shfaqet në këtë festival, pas filmave “Unë jam nga Titov-Velesi” më 2008 dhe “Gruaja që i fshiu lotët” më 2012.

Filmi, buxheti i të cilit është rreth 1,1 milionë euro është mbështetur nga “Euroimage”, ndërsa Agjencia për film e Republikës së Maqedonisë ka ndarë shumë maksimale prej 30 milionë denarëve (500 mijë euro). Koproducentë të filmit janë produksionet “Vertigo” nga Sllovenia dhe “Entre Chien” nga Belgjika.

Një nga rolet kryesore interpreton motra e regjisores, Labina Mitevska, e njohur për rolin e vajzës së re shqiptare në filmin e famshëm “Para shiut” të Millço Mançevskit.

Një ditë para Pashkëve ortodokse, më 12 prill 2012, te Liqeni i Smillkovës në perferi të Shkupit u vranë 4 fëmijë maqedonas që kishin dalë për peshkim dhe një i rritur. Për vrasjen me burg të përjetshëm u dënuan 6 shqiptarë të Maqedonisë, por shumëkush akoma mendon se ata nuk janë fajtorët e vërtetë dhe kërkojnë hetime të reja dhe gjykim të ri të pavarur, duke përfshirë edhe Prokurorinë Speciale Publike.

Videoja në vijim e përvetësuar nga TV 21, tregon trajlerin e filmit i cili do të merr pjesë në festivalin prestigjoz. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=6&v=5hNP05fWfV0

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori