Qytetin e vogël francez e kishin pushtuar forcat e huaja, e kishin plaçkitur, përfshirë këtu artefaktet me vlerë. Në të përfshihej edhe piktura “Madona e rrëzuar” (të cilën ata që e kanë parë e quajnë “Madona e rrëzuar me cica të mëdha”) për të cilën doli të kishte qenë i interesuar edhe vet Hitleri. Por, dy oficerë gjermanë vendosin ta ndalin për vete, që ta kenë pas lufte dhe të njëjtën ia japin që ta ruajë pronarit të lokalit të vogël, njëherësh kamerierit Rene, i cili nga zori për të mos e vrarë lëvizja e Rezistencës për shërbimin e gjermanëve në restorantin e tij, bashkëpunon edhe më britanikët dhe lëvizjen e rezistencës.
E ngatërruar? Ndërsa Michelle, shefja e lëvizjes së Rezistencës është e dashuruar pikërisht në kamerierin Rene, sikurse që është dashuruar në të edhe majori gjerman, Gruber, i cili është homoseksual. Në shtëpinë e Renes fshihen edhe dy pilotë trima, por trullana anglezë të cilët assesi të arrijnë të kthehen fal mungesës së inteligjencës ushtarake.
E kuptuat për çka bëhet fjalë?! Për luftën heroike dhe për heronjtë e vërtetë.
E çfarë ka të bëjë me ne Rene, dhe seriali i famshëm “Allo-Allo”? Çfarë ka të bëjë kjo me këtë shoqëri që jeton ende me gjendje lufte? Çka ka të bëjë me ne një (anti)hero i cili përqesh të gjitha palët në një luftë botërore, pavarësisht motiveve, e që bashkëpunon me të gjithë? Çka ka të bëjë lufta jonë me këtë luftë e cila në përmasat e një qyteze të vogël franceze merr formën e tragjikomedisë njerëzore. Ata, qytetarët, nuk duan të ikin nga normaliteti, do të thoni ju, aq sa edhe idetë më të mëdha, më të egra dhe më të çmendura të ideologëve i kthejnë në banalitete dhe përditshmëri, pra një normalitet i cili të bën të qeshësh me lot.
Ndërkohë, njerëzit tanë edhe normalitetin e kthejnë në një çmenduri, që të bën të qash me lot. Edhe banalitetet më të zakonshme marrin energji negative dhe shërbejnë si pretekst për ndarje, grindje, luftëra… për epikë . Por, ne jetojmë nga politika. Pjesa më e madhe e Ballkanit politikën e ka biznesin primar. Të tjerët paguajnë tatim.
Por, të marrim gjërat me radhë. Tani po e lëmë mënjanë trenin rus i cili kërcënon të riniset, dhe të merremi me normalizimin. Projekti i bisedimeve të deritashme Kosovë-Serbi bazohej pikërisht në idenë e normalizimit, pra që të zbuteshin armiqësitë, të shuhej ndjenja e hakmarrjes te njerëzit, çka do të largonte jo vetëm kujtimet e luftës po edhe mundësinë që konflikti të rindizej. Kështu mendohej se do të ndërronte edhe pushteti. Por, ideja e krijuar në Evropë se përmes qytetarisë dhe të paqes të dominoheshin dhe të tejkaloheshin nacionalizmi ekstrem dhe kriza permanente, duket se dështoi tani për tani, aq më tepër se kjo krizë qytetarët i shndërroi në instrument të politikës në vend të reformës e cila i rriti dhe po i majë oligarkët e rinj ballkanikë.
Qysh me u kthye në normalitet kur njerëz krejtësisht të zakonshëm, krejtësisht anonim dikur, tash njëzet vite kanë hyrë në skenën politike dhe jetojnë nga politika; janë punësuar/instrumentalizuar prej elitave luftarake, vazhdimisht për të protestuar kundër dikujt, duke u konfrontuar me dikë? Ky u bë profesion primar i masave, të cilat me “merita” dhe me përkatësi fitojnë vende pune, përfitime të ndryshme.
Qysh me ikë nga heronjtë? Qysh me u rikthye në jetë normale, me u marrë secili me shtëpinë e vet, familjen, e me punën e vet, apo papunësinë e vet, me interesat dhe ambiciet e tij personale? Qysh me e kuptua se me qenë njeri i zakonshëm nuk është turp? Qysh me e ballafaque njeriun e zakonshëm me vetveten dhe mos të ndihet i turpëruar përballë shkëlqimit të rremë që u falin mediat atyre që i kanë përzgjedhur për të qenë të jashtëzakonshëm? Qysh me i bindë njerëzit se lufta është diçka e keqe, nga e cila përfitojnë pak njerëz dhe se paqja dhe puna janë ato që krijojnë gjithçka? Qysh me i bindë njerëzit se shteti duhet të shërbejë qytetarët?
Qysh, kur ata nuk ndihen aspak mirë sa herë ja kujtojnë se nuk i kanë shërbyer si duhet shtetit, politikës, Atdheut, ndërkohë që ideja evropiane se shteti, politika, Atdheu duhet t’i shërbejë qytetarët u duket utopi edhe përkundër përbetimeve kolektive për orientim euroatlantik. Po çfarë, kush do na shërbejë neve, thonë me vete qytetarët tanë? Kryetari do të na shërbejë, kryeministri, deputetët, kryetarët e komunave…?
Seriali ynë rrëfen se shoqëritë me traditë demokratike shumë shpejt arrijnë me e demilitarizua veten, duke i rikthyer njerëzit në jetë normale dhe duke e vlerësuar paqen më tepër se luftën, sado të jetë bërë ajo në emër të idealeve të shenjta. Demitizimi i luftës është hapi kryesor në këtë drejtim.
Por, të kthehemi te seriali në të cilin me aq mjeshtëri dhe humor parodizohet lufta, shërbimet sekrete dhe rrjetet e tjera konspirative që e drejtojnë atë. Në një qytezë të vogël franceze, e cila bën një jetë të qetë, ku njerëzit e pashkathët dhe politikisht dhe ideologjikisht të padijshëm si gjithë njerëzit e zakonshëm, duke ndjekur dëshirat, paragjykimet, apo interesat e tyre të vogla, përthyejnë dhe degjenerojnë politikat globale, armiqësitë dhe interesat globale, sa duken të pavlefshme të gjitha idetë me të cilat ishte zhvilluar një luftë. Natyrisht, ideja e serialit nuk ishte të përqeshej lufta antifashiste, as lufta për liri, por ishte në radhë të parë ideja që të karikohej propaganda e pasluftës, filmat dhe dramat për luftën, sidomos si kundërpeshë e një drame televizive të asaj kohe me emrin “Ushtria e fshehtë” të prodhuar nga BBC, me të cilin portretizohej lëvizja franceze e Rezistencës.
Qëllimet kolektive të shteteve, edhe pse nuk kundërshtohen, ato megjithatë paraqiten në një distancë aq të madhe prej interesave, dëshirave dhe shqetësimeve të njerëzve të zakonshëm sa vetvetiu rrëzohet propaganda e sforcuar për heronjtë si njerëz të përsosur, e jo si njerëz të (jashtë)zakonshëm të cilët kishin luftuar për të mbrojtur mënyrën e tyre të jetës, apo kundër imponimit të vullnetit të tjetërkujt. Demitizimi në fakt e bën të pamundur sundimin në emër të gjeneratave të kaluara dhe atyre që do të vijnë mijëra vite pas nesh, por e krijon realitetin ku qytetari sundon përmes përfaqësuesve të vet dhe të cilët ndërtojnë një jetë institucionale e cila është në shërbim të pikërisht këtyre interesave të përditshme të qytetarëve dhe komunitetit.
Demitizimi si proces, në Ballkan, por edhe ndër ne shqiptarët, po del me vështirësi. Të gjithë ne rrimë gatitu përpara miteve qysh nga ilirët, e deri te këto të cilat ka arritur t’i prodhojë makineria e lodhët e oligarkisë së re.
Por, të kthehemi te heronjtë nga seriali i famshëm. Edith këndonte aq keq sa të gjithë mysafirët në restorant i mbyllnin veshët me djathë; Maria e kishte shprehi të pështynte derisa fliste; ndërsa plaka Fanny ankohej se askush nuk po i dëgjon thirrjet dhe rënkimet e saj! Ndërkohë, kamerierin Rene e donin të gjitha palët dhe e bënte me të gjitha! Mbijetonte!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Shkurorëzimi i Zuckerbergut shkaku i gruas së Bezosit, kuotohet edhe në bastore
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!