‘Më shumë probleme sesa turistë, bora i ka ‘befasuar’ qendrat turistike në Maqedoni’
Skijatorët nga Maqedonia më së shumti duan të udhëtojnë në Bullgari sesa të qëndrojnë në qendrat vendore turistike-dimërore. Në agjencitë turistike thonë se ka shumë rezervime, veçanërisht për në Bansko, por edhe qytetarët shpesh vetë rezervojnë hotele përmes faqeve në internet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Njohësit e gjendjes të zonave turistike shpjegojnës se shumë vite, hotelet, por edhe institucionet kanë ‘punuar’ në atë që qendrat dimërore në Maqedoni në vend që të zhvillohen, por të humbet imazhi i saj i dikurshëm.
Rrugë të pakalueshme, përmbajte të dobëta për argëtim, pak restorante në afërsi dhe çmime të larta, janë pjesë nga ‘oferta’ që marrin qytetarët e Maqedonisë, por edhe mysafirë nga shtetet e huaja, e kanë të vështirë për të qëndruar në Kodrën e Diellit, Bistër dhe Molika.
Në Mavrovë, siç thonë hotelierët, përsëri ekziston shpresë për atë se mysafirë nga vendi përsëri kthehen në këtë qendër turistike, por siç thotë pronari i hotelit ‘Alpina’ në Mavrovë se vijnë turistë nga Kosova dhe Shqipëria por problemi më i madh në Mavrovë është se nuk janë pastruar rrugët. Ai sqaron se hotelet në Mavrovë, në kushte të këtilla shumë të vështirë e kanë që të sigurojnë ushqim për mysafirët dhe të mbajnë funksionimin e hoteleve, ashtu siç duhet.
Nga ana tjetër hotelierët dhe tregtarët e Kodrës së Diellit, thonë se vetëm nga fundjavat nuk mund të mbijetohet dhe të zhvillohet kjo qendër turistike dhe nëse analizohet plotësisht sezona, ky është edhe një vit i dështuar për Kodrën e Diellit.
Shaip Shahini, i cili ka biznes privat në Kodrën e Diellit, në një deklaratë për TV 21 thotë se çdo vit numri i mysafirëve është më i vogël dhe se ai frikësohet për ekzistencën e saj.
Analisti ekonomik Izet Zekiri për TV 21 vlerëspm se politikat e Qeverisë në lidhje me këto qendra turistike janë të këqia dhe se është lënë pas dore një nga potencialet më të mëdha ekonomike, si për Tetovën, ashtu edhe për Maqedoninë në përgjithësi.
Kodra e Diellit ka 15 lifte skijimi, dy kabllo kabina, pesë ski lifte. Deri në vitin 2001, deri në Kodrën e Dielli mund të arriheshte me teleferik drejtpërdrejtë nga Tetova, por prej atëherë ajo nuk është në përdorim. Ky teleferik ishte ndërtuar në vitin 1969.
Gjendja është e njëjtë edhe me qendrën e skijimit në Galiçicë ku ka tre ski liftë dhe një teleferik, por ata nuk punojnë tashmë 20 vite.
Në vend të banesave, hoteleve, kabllove, komplekse sipas standardeve evropiane, Mali Kozhuf po falimenton.
Ky është fati i Ski Qendrës turistike në Maqedoni që realisht duhet të jetë krenari e vërtetë për vendin në një mostër të atyreve si në Bullgari. Por kjo nuk ndodhi.
Në Gjykatën Themelore në Veles është hapur procedurë e falimentimit për kompaninë që i ishte caktuar ndërtimi i Qendrës së skijimit turistik më të madh në malin Kozhuf në Maqedoninë jugore, ku do të vijojë procedurë e vlerësimit për falimentimin e pasurisë turistike Kozhuf.
Kjo Qendër skijimi ka filluar të ndërtohet 16 vjet më parë, dhe në vitin 2006 filloi skijimi. Janë investuar rreth 20 milionë euro.
Pronarët alarmojnë mediat se ka probleme me ndërtimin e rrugës në Kavadar dhe Demir Kapi. Kjo rrugë kurrë nuk është ndërtuar dhe filloi humbja e turistëve, pasi turistët nuk ishin në gjendje të hyjnë në këtë hapësira të bukura.
Bukuria natyrore malore Kozhuf është e vendosur 40 km. nga Gjevgjelia. Ky reportazh është publikuar në ‘Slloboden Peçat’. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova