LAJMI I FUNDIT:

Në Washington mblidhen anëtarë të një shoqate motoçiklistash pro-Trumpit (Foto)

Në Washington mblidhen anëtarë të një shoqate motoçiklistash pro-Trumpit (Foto)

Qindra përkrahës të zotit Trump mbërritën dje në Uashington me motoçikleta në përgatitje për inaugurimin e presidentit të ri. Shoqata “Motoçiklistët për Trumpin” ka siguruar një vend pranë bulevardit ku do të zhvillohet parada e inaugurimit.

Chris Cox, themelues i shoqatës i tha rrjetit Fox se kur u mblodhën për herë të parë anëtarët e saj në tetor 2015, njerëzit i tallnin. Fillimisht shoqata kishte rreth 100 anëtarë, por tani ka afro 200 mijë, sipas zotit Cox.


“Motoçiklistët për Trumpin” filloi si rezultat i mënyrës se si zoti Trump shprehej hapur dhe reflektonte irritimin e motoçiklistëve me mënyrën si po udhëhiqej vendi dhe drejtimin që kishte marrë. Ne jemi një forcë reale, jemi një fenomen politik,” thotë zoti Cox.

Ai parashikon se në Uashington do të mblidhen 5 mijë motoçiklistë për të ndjekur paradën. Ky mund të jetë grumbullimi më i madh i organizuar nga një organizatë private në Ditën e Inaugurimit.

Themeluesi i shoqatës shpreson se ky grupim do të evolojë dhe të shndërrohet në një forcë edhe më të madhe dhe ndoshta në një grupim politik, të ngjashëm me organizatat evangjeliste, apo sindikatat punëtore, transmeton voa.

Rreth 200 anëtarë të grupit organizuan një parakalim me motoçikleta dje, duke filluar në dalje të Uashingtonit dhe duke u futur më pas në lagjen historike Georgetown në kryeqytetin e vendit.

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori