LAJMI I FUNDIT:

Fshatrat malor në Maqedoni mbeten ende të bllokuara nga bora (Video)

Fshatrat malor në Maqedoni mbeten ende të bllokuara nga bora (Video)

Shumë fshatra malor të Maqedonisë vazhdojnë të jenë të bllokuar nga reshjet e vazhdueshme të borës. Nga Qendra për menaxhim më kriza thonë se në numrin 195 nuk ka pasur paraqitje të rasteve të jashtëzakonshme por vetëm ankesa dhe kërkesa për hapjen dhe pastrimin e rrugëve. Nga ky institucion gjithashtu bëjnë të ditur se për momentin tërësisht të bllokuar janë disa fshatra të Komunës Kriva Pallankë, Mavrovë Rostushë , Llazaropole dhe Galiçnik. Ndërkohë lidhur me fshatrat Gushincë, Malinë, Brezë dhe Tanushë nga Qendra për menaxhim me kriza thonë se një pjesë e rrugës është e kalueshme vetem me makina terreni.

Edhe nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” thonë se ekipet e tyre prej në mëngjes janë duke punuar në hapjen e rrugëve drejt fshatrave të Malësisë së Karadakut.


“Në drejtimin rrugor Brodec – Tanushë, për momentin një makinë ndërtimi po punon në pastrimin e borës pikërisht në pjesën kryesore. Pasi ta pastrojnë pjesën kryesore do të transferohen edhe në këto pjesë për të mundësuar hapjen e rrugëve drejt fshatrave të lartpërmendur. Punimet kanë filluar dhe pritet që gjatë ditës së sotme ose ditës së nesërme rrugët të hapen”, tha për Alsat-M, Borçe Savxheski nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Ndërkohë, nga Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë se reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme me një intensitet më të lartë, veçanërisht në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori