BONEVET ka filluar vitin 2017 plot entuziazëm duke vazhduar vazhdën e punës inovative, sukseseve, krijimit e duke inspiruar të rinjtë. Kjo hapësirë po ofron një mjedis të këndshëm për krijuesit duke u dhuruar atyre librat që stimulojnë mendimin kritik e mënyrat më komplekse se si mund të vihet deri tek idetë revolucionare. Në BONEVET të rinjtë po kanë qasje në mjetet të hapit të fundit të teknologjisë, të dizajnuara për të ngritur vullnetin e të mësuarit të gjërave të reja dhe zhvillimit të kreativitetit.
Përmes shembujve praktik, demonstrimit të eksperimenteve interesante teknologjike e shkencore, të rinjtë po arrijnë të përvetësojnë mësimet rreth fizikës, elektronikës, teknologjisë, mekanikës, programimit e artit.
Krahas klasave që BONEVET ka zhvilluar, shumë nxënës kanë krijuar prototipa të shpikjeve interesante, duke trajtuar tematika të veçanta. Nga krijimet që kanë dalë si rezultat i punës së mentorëve profesionalist, krijuesit janë dekoruar me çmime të vlefshme të teknologjisë e inovacionit, në nivel kombëtar e internacional.
I tillë ishte suksesi i dy krijuesve të parvjetshëm të BONEVET-it, Granitit dhe Ajrit, në festivalin “CODE Fest”, ku patën prezantuar krijimin e quajtur “Makers Network”. Ata kishin krijuar një aplikacion telefonik të cilin mund ta përdorin krijuesit në mbarë botën, për t’u socializuar, shpërndarë ide, e për të kontribuar në projekte të përbashkëta në mes vete.
BONEVET mëton të sfidoj limitet e produktivitetit të të rinjve, duke i sfiduar ata me imagjinatën e tyre, e duke i motivuar për të qenë shpikësit e së ardhmes. Kjo qendër kreative edukon fëmijët e të rriturit që të mendojnë jashtë të zakonshmes. Si hapësira e vetme e këtij lloji në rajon, BONEVET është mekanizmi kyç që i fuqizon të rinjtë në profesionet moderne.
“Edukimi kreativ që BONEVET zhvillon është çelës adekuat për studentët e Kosovës për t’i profesionalizuar ata në tregun global”, ishin përshtypjet e ambasadorit amerikan Greg Delawe, kur vizitoi hapësirën dhe u takua me krijuesit.
BONEVET ndryshoi rrjedhën e edukimit formal duke përfshirë shkencën, teknologjinë e inovacionin në arsimimin publik. Nga kjo iniciativë u mundësoi mbi 70 nxënësve të mësojnë për elektronikën, programimin e robotikën. Këto klasa kreative u vlerësuan si kontributi më i mirë për komunitetin në vitin 2016 nga FIDES Awards.
Krijuesit e BONEVET u cilësuan si Yjet në Ngritje edhe gjatë ICT Awards, ku me krijimet e tyre përfshinë nevojat e veçanta të të verbërve dhe vetëdijesuan komunitetin për ndotjen e ambientit, duke ndërtuar pajisje që tregon informacione të detajushme rreth ndryshimeve të ajrit, temperaturës etj.
Gjatë këtij viti, BONEVET fillon edhe me klasa të reja të cilat përkojnë me interesat e komunitetit dhe zgjojnë dëshirën për krijim. BONEVET është qendër kreative që promovon zbulimet, shpikjet e novatorizmin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë