LAJMI I FUNDIT:

Edhe boshnjakët tallen me trenin serb (Foto)

Edhe boshnjakët tallen me trenin serb (Foto)

Incidenti me trenin serb i cili u nis nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës, ka ngjallur shumë reagime teksa ka tensionuar raportet mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Por në internet nuk kanë munguar edhe ironitë me serbët. Një prej tyre vjen nga Serbia. Në trenin që “lëvizte” nga Sarajeva në drejtim të Beogradit është “shkruar” (me fotoshop) një mesazh i rëndësishëm.


“Byrek me mish” shkruajnë boshnjakët mbi tren në mënyrë që të dihet se çka përmban byreku. Fotografia shumë shpejt është përhapur në internet ndërsa ka marrë edhe komente të shumta.