LAJMI I FUNDIT:

Gazetarët shqiptarë e serbë përpiqen t’i kalojnë barrierat etnike e politike

Gazetarët shqiptarë e serbë përpiqen t’i kalojnë barrierat etnike e politike

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtueses (BIRN) në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë organizoi diskutimin për gazetarë në të cilën u theksuan problemet dhe mundësitë e zgjidhjeve konkrete për forcimin e raporteve në mes të gazetarëve të dy etnive brenda Kosovës.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Shkëlqim Hysenaj, vlerësoi se një bashkëpunim i tillë do të duhej të ishte në tema konkrete të përditshme dhe jashtë politikës.


“Aktualisht nuk ekziston ndonjë bashkëpunim i madh në mes të dy asociaconeve apo edhe organizatave të tjera që veprojnë në Kosovë. Ne kemi një komunikim të vazhdueshëm me shoqatën e gazetarëve serbë mirëpo do të duhej të fokusoheshim në disa tema me të cilat po përballemi si komunitet i gazetarëve megjithëse e dimë që kemi probleme politike”, tha Hysenaj.

Ndërsa qëndrim të ngjashëm shprehu Drejtori i Televizionit ‘MIR’, Nenad Radosavleviq, nga Leposaviqi i cili tha se bashkëpunimi duhet të fillojë nga shoqatat që përfaqësojnë gazetarët.

“Pengesa ka dhe ne duhet që të gjejmë rrugëdalje që këto pengesa të tejkalohen. Përveç pengesave politike, gazetarët shqiptarë dhe serbë kanë edhe pengesa gjuhësore. Është e domosdoshme që shoqatat e gazetarëve të bëhen multietnike”, vlerësoi Radosavleviq.

Në anën tjetër, Imer Mushkolaj nga Këshilli i Mediave të Shkruara (KMSh), tha se fillimisht duhet të tejkalohen barrierat gjuhësore dhe të sigurohet sipas tij lëvizja e lirë nëpër territorin e Kosovës.

“Barriera e gjuhës dhe liria e lëvizjes natyrisht janë të rëndësishme sepse jetojmë në një vend ku secili raporton për qytetarin e vet edhe fatkeqësisht nëse flasim pastaj për marrëdhëniet në mes të gazetarëve, e përdorim gjuhën angleze dhe nuk është që e çajmë kokën shumë që të paktën t’i mësojmë gjërat elementare të gjuhëve të njëri tjetrit”, konstatoi Mushkolaj.

Fatmire Tërdevci, nga Zyra e BE-së në Kosovë ofroi mbështetjen në organzimin e ngjarjeve të tilla që, sipas saj, do të ngjallnin debate të mëtutjeshme drejt arritjes së qëllimeve të bashkëpunimit.

Projekti që synon rritjen e bashkëpunimit ndërmjet gazetarëve shqiptarë dhe serbë në Kosovë do të vijojë me diskutime tjera në ditët dhe javët e ardhshme. /KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori