LAJMI I FUNDIT:

Niset treni “rus” për në Kosovë (Foto)

Niset treni “rus” për në Kosovë (Foto)

Dhjetëra njerëz, kryesisht gazetarë janë mbledhur sot në mëngjes në platformën 1 në një stacion hekurudhor në Beograd për të parë për herë të parë nisjen e trenit, që nga pas lufta, që shkon për Mitrovicë.

Siç bëjnë të ditur mediat serbe, atyre iu është adresuar Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë e Metohi.


“Për herë të parë pas shumë vitesh niset treni nga Beogradi për në Mitrovicë…”, ka thënë Gjuriq.

Sipas tij, ky tren është i pajisur edhe me internet.

Ndërkaq sa i përket kërkesës së Edita Tahirit që ky tren të ndalet së qarkulluari, Gjuriq ka thënë se dhjetëra autobusë tanimë udhëtojnë nga Serbia në Kosovë dhe se ky tren është një “shtrirje e linjave ekzistuese”.

Treni i shumëpërfolur pritet që për here të parë nga periudha e pasluftës të qarkulloj sot, në linjën Beograd – Mitrovicë.

E burime të Telegrafit bëjnë të ditur se treni pritet të arrijë rreth orës 19:30 në veri të Mitrovicës, përkatësisht tek vendi i quajtur “Vojni Remont”.

Sipas burimeve, ngasja promocionale e trenit të organizuar nga ana e Serbisë do të bart edhe disa zyrtarë të qeverisë serbe.

Ndërkaq, linja e ashtuquajtur provuese e qarkullimit të trenit do të filloj prej datës 20 deri më 26 janar, për të shikuar mundësinë e linjës së rregullt.

Po ashtu treni do të jetë i zbukuruar me motive të trashëgimisë kulturore e fetare serbe në Kosovë.

Ndryshe, Prishtina zyrtare ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një linjë ilegale.

“Ndalojeni trenin ilegal”, ka porositur kryenegociatorja Edita Tahiri përmes një letre dërguar BE-së gjatë ditës së djeshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Kronika e Zezë
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kalo në kategori