Dejan Anastasijeviq
Në gazetari, java mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri quhet “java e errët”, për shkak të mungesës së përzgjithshme të lajmeve mes dy pushimeve të mëdha.
Në Serbi, ku na pëlqen t’i bëjmë gjërat paksa ndryshe, java e errët është mes Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve Ortodokse, që i bie në 7 janar. Por, java e këtij viti ishte gjithçka veçse e errët, teksa zyrtarët kryesorë serbë e përdorën atë për të ofenduar ose të paktën zemëruar pesë nga tetë vendet fqinje të kufirit me Serbinë.
Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, hodhi i pari kunja ndaj Maqedonisë dhe Malit të Zi, dy fqinjëve më të vegjël që kanë njohur pavarësinë e Kosovës në 2007.
“Ishim të që tradhtuam mikun grek dhe njohëm Maqedoninë nën emrin e vet kushtetues,” tha Daçiq në intervistën e Vitit të Ri me Agjencinë e Lajmeve Beta, duke iu referuar një mosmarrëveshjeje prej dekadash mes Greqisë dhe Maqedonisë mbi emrin e ish-republikës jugosllave.
Ai shtoi se Mali i Zi vazhdimisht kishte votuar kundër interesave jetësore të Serbisë kurdo që Kosova ishte në agjendë – dhe kërcënoi hakmarrje.
“Mezi po pres që diçka e rëndësishme të vijë për Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe atëherë do të shihni se si do të votojë Serbia,” tha ai.
Bosnja dhe Hercegovina ishin në radhë. Presidenti Tomislav Nikoliq pritej të bënte një vizitë në Sarajevë në shkurt për herë të parë në pozicionin zyrtar, në një lëvizje për të shtensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Vizita tani me gjasa do të anulohet për shkak të vendimit të Nikoliq për të marrë pjesë në festimin polemik të Ditës Kombëtare në Republika Srpska, entiteti rebel serb në Bosnje.
Gjykata kushtetuese boshnjake e ka quajtur festimin si të paligjshëm dhe shihet gjerësisht si një lëvizje drejt shkëputjes; siç pritej, vendimi i Nikoliqit për të marrë pjesë shkaktoi zemërim në Sarajevë.
“Nuk do të toleroj shantazhin,” tha Nikoliq, duke i qëndruar vendimit për të marrë pjesë pavarësisht gjithçkaje.
Më pas fokusi u kthye në Kroaci, ku një tjetër festim u kthye në hatërmbetje për shkak të fjalëve ofenduese nga një i ftuar serb.
Festa tradicionale e para-Krishtlindjeve e organizuar nga Këshilli Kombëtar Serb për Sigurinë, SNV, organi përfaqësues i minoritetit serb në Kroaci, supozohej të shënonte një fillim të ri në marrëdhëniet serbo-kroate; për herë të parë në disa vite, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, ishte i pranishëm.
Ai dhe lideri i SNV Milorad Pupovaq mbajtën fjalime të këndshme rreth nevojës për të hedhur pas krahëve mosmarrëveshjet e vjetra dhe për të ecur përpara drejt një kapitulli të ri.
Por pastaj Vladimir Bozhoviq, i dërguari i kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq, papritur filloi një fjalim të ashpër kundër Plenkoviqit dhe Qeverisë së tij, duke i akuzuar ata se po shtypin pakicën serbe, dhe shtoi një kërcënim të maskuar.
“Shteti nënë i Serbisë qëndron gati për t’i mbrojtur ata [serbët] me çdo mjet të nevojshëm,” tha Bozhoviqi, duke nxitur një tjetër raund grindjesh mes Beogradit dhe Zagrebit.
Kosova ishte e fundit. Një ditë përpara Krishtlindjeve Ortodokse, autoritetet serbe deklaruan se synonin të kërkonin ekstradimin e Ramush Haradinaj, ish-komandantit të luftëtarëve dhe ish-kryeministrit të Kosovës.
Haradinaj u arrestua disa ditë më parë në Francë, bazuar te një mandatarresti Interpoli të lëshuar nga Serbia më shumë se një dekadë më parë dhe Beogradi do ta nxjerrë atë në gjyq për krime lufte pavarësisht faktit se gjykata e Hagës e ka liruar atë dy herë.
Arrestimi dhe kërkesa për ekstradim shkaktoi zemërim në Kosovë, ku Haradinaj shihet kryesisht si hero lufte dhe Prishtina lajmëroi se mund të përgjigjet duke lëshuar mandatarreste të ngjashme kundër zyrtarëve të lartë serbë, disa prej të cilëve ishin përfshirë në luftën 1998-1999 në Kosovë.
Deri më tani vetëm Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë i janë kursyer provokimet gjatë javës së errët të Serbisë.
Nuk ka shpjegim logjik për këtë politikë të jashtme ofensive të paprecedentë dhe sigurisht që s’ka as përfitime të dukshme për Beogradin, por mund të shkaktohet dëm.
Maqedonia dhe Mali i Zi me siguri nuk do të anulojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga frika e kërcënimeve të Daçiç dhe serbët në Kroaci me siguri nuk do të trajtohen më mirë pas shpërthimit të Bozoviç në Zagreb.
Synimi i Nikoliqit për të marrë pjesë në ceremoninë e Republikës Srpska ka shkaktuar tashmë shqetësime në Bruksel dhe mund të ngadalësojë bisedimet e Serbisë për pranimin në BE.
Çfarëdo që të vendosë Franca të bëjë me Haradinaj, procesi i sponsorizuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës do të jetë i vështirë.
Një gjë është e qartë: politika e Serbisë, si e brendshme dhe e jashtme, po bëhet gjithnjë e më e parregullt përpara zgjedhjeve presidenciale dhe me gjasa atyre parlamentare në maj.
Është gjithashtu interesante që kryeministri Vuçiq, zakonisht një elokuent nuk ka folur për opinionin e tij për këto zhvillime, dhe s’ka gjasa të flasë. Në vend të kësaj, ai planifikon të qëndrojë larg Serbisë për shumicën e janarit, në një vizitë të gjatë në Indi dhe pastaj Zvicër.
Kjo mund të jetë për shkak se fuqia e tij kontrolluese ndaj koalicionit qeverisës dhe partisë së tij, nuk është aq e fortë sa dukej. Askush nuk e di se çfarë do të sjellë 2017-a, por me siguri nuk do të jetë një vit pa zhvillime.
Dhe, meqë ra fjala, Viti i Ri serb, që festohet zakonisht më 13 janar, i bie të premten këtë vit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

"Ke folur mjaftueshëm, ju nuk do të fitoni", momente tensioni nga takimi Trump-Zelensky

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet