LAJMI I FUNDIT:

Bora bllokon verilindjen, Policia: Mos udhëtoni natën

Bora bllokon verilindjen, Policia: Mos udhëtoni natën

Rruga e Kombit, mbetet segmenti problematik për udhëtimin me automjete, për shkak se reshjet e borës janë shtuar gjatë mbrëmjes së të enjtes. Pjesa më problematike është pas tunelit të Thirrës, ku bora po arrin në 60 cm trashësi.

Ministri i Transporteve Sokol Dervishi bëri me dije se nëse situata mbetet e njëjtë qarkullimi në këtë rrugë do të pezullohet.

Ndërkohë moti i keq ka shkaktuar probleme në rrugët e zonave të tjera veriore të vendit. Disa lagje ne qytetet e Kukësit dhe të Lezhës kane mbetur pa energji elektrike si pasojë e dëmtimeve në rrjet.


Ndërkohë që një punonjës i OSHEE ngriu në një nga shtyllat e tensionit të lartë ne Kukës si pasojë e ngricës. Ai u dërgua në spital ku është jashtë rrezikut për jetën. Në Kukës trashësia e borës shkon deri në 30 centimetra.

Ne Dibër pothuajse të gjitha rrugët rurale janë bërë të pakalueshme. Gjatë orëve të pasdites bora nisi me intensitet të lartë në formë stuhie.

Janë kontaktuar dhe janë kontrolluar me përgjegjësi mjetet që janë të disponueshme për të hapur rrugët, si borëpastruesja edhe kripa. I bëj thirrje gjithë komitetit të qarkut Dibër. Të gjithë drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të vendosin gomat dimërore dhe në veçanti zinxhirët. Gjithashtu u bëj thirrjeve që të mos udhëtojnë natën pa e pasur të nevojshme, pasi edhe borëpastrueset punojnë më lehtësisht”, tha Robert Ibrahimi, shef i qarkullimit rrugor Dibër.

Situata paraqitet problematike edhe në Bulqize, ku temperaturat kanë shkuar në -10 gradë.

Në shumë nga segmentet rrugore ka vështirësi në kalim për shkak të ngricave të forta dhe shumë komuna janë izoluar. Pjesa më e madhe e rrugëve rurale në Bulqizë mbeten të bllokuara.

Gjatë mbrëmjes Ministria e Brendshme njoftoi se kanë filluar problematika për shkak të motit të keq edhe në rajonet e Korçës dhe të Vlorës. Në Qafë Thanë ndalohet lëvizja e mjeteve pa zinxhirë.

Në juglindje trashësia e borës shkon 10 cm, ndërsa në zonat malore edhe më shumë, por shtabi i emergjencave deri më tani nuk ka njoftuar për raste emergjente shëndetësore në popullatë.

Ndërkohë që Dëbora ka rënë edhe në kryeqytet dhe në qytetin bregdetar të Durrësit reshjet e borës rikthehen pas shumë vitesh.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori