Hulumtuesit e universitetit të Baltimorit “Johns Hopkins” kanë konstatuar që kafja e mëngjesit vërtet është e nevojshme, sepse nëse nuk e pimë mund të hetohen simptoma të krizës së abstinencës.
Ekipi i ekspertëve amerikanë thekson që një filxhan kafe në ditë çon në varësi nga kafeina, stimulimit më të përhapur në botë, i cili është i lirë dhe mund të gjendet kudo për ç’shkak njerëzit lehtë e sigurojnë sasinë e nevojshme, transmeton Telegrafi.
Roland Griffiths, profesor i psikiatrisë, i cili ka udhëhequr këtë studim, ka treguar që njerëzit të cilët nuk pinë dozën e tyre ditore mund të vuajnë nga një sërë simptomash të krisës së abstinencës, nga dhembja e kokës deri te plogështia, vështirësitë në përqendrim, madje mund të ndiejnë sikur janë me grip me të vjella dhe dhembje të muskujve.
“Shumë njerëz as që janë të vetëdijshëm sa shumë kafeinë marrin,” thotë Lynn Goldman, dekani i Shchool of Public Health pranë George Washington University. Si pasojë, jo qëllimisht njerëzit mund të kenë probleme me pagjumësinë, tretjen, apo shtypjen e gjakut.
Të sfidosh hegjemoninë e kafesë sot mund të paraqesë një detyrë të rëndë për një planet që konsumon 120 000 tonë të kësaj substance në vit.
“Mendojmë që, kur të përdoret arsyeshëm, kafeina nuk paraqet rrezik,” thotë Sanna Kiuru, nga autoriteti finlandez i ushqimit. “Kryesisht të rriturit pinë kafe, jo fëmijët. Për ne këto nivele janë mesatare.”
Për shumicën e konsumuesve të kafesë, dobia kryesore e saj është se, nëpërmjet stimulimit të përqendrimit, të ndihmon të bësh më shumë. Ky është një tipar që e bën atë të pazakontë në mesin e substancave rekreacionale, thotë Stephen Braun, autor i Buzz: The Science and Lore of Alcohol and Caffeine. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!