“Viti 2016 është një viti humbur! Sikur në rrafshin e zhvillimeve të brendshme ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Ndërsa për vitin e ardhshëm presim zgjedhje të parakohshme në të cilat qytetarët e Kosovës do ta dënojnë me një votë plebishitare këtë mazhorancë të dështimit”.
Kështu ka thënë në një intervistë për lajmi.net, sekretari i NISMA-së për Kosovën, Bilall Sherifi.
A do të vazhdoni të jeni këmbëngulës kundër demarkacionit?
Sherifi: Versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi, të cilin qeveria e Kosovë ende vazhdon ta mbrojë me këmbëngulësi, tanimë me siguri të plotë mund të themi se në Parlamentin e Republikës së Kosovës nuk kalon.
Ky version nuk kalon jo vetëm pse partitë opozitare janë kundër, por nuk kalon se e vërteta për këtë version ka bindur shumë deputet të mazhorancës se është i gabuar dhe si i tillë nuk merr votat e mjaftueshme për t’u ratifikuar. Pra, nuk ka asnjë logjikë që tash kur e vërteta për demarkacionin ka bindur edhe shumë deputet të mazhorancës, tani të ndryshojmë qëndrim ne. Kjo nuk do të ndodhë. Ne do të vazhdojmë të insistojmë në rrëzimin e këtij versioni në mënyrë që në aspektin formal të hapet rruga për fillimin e një procesi të ri për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
A do ta pranojë NISMA marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe?
Sherifi: Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë ashtu siç është arritur mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë nuk ekziston më. Atë marrëveshje e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese dhe kushdo që do të provojë ta ri fuqizojë atë bën shkelje të rëndë së pari të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe gjithsesi edhe të kushtetutës së Kosovës.
Rrjedhimisht, askush nuk ka të drejtë ta rikthejë në jetë sërish këtë marrëveshje.
Si e shihni të ardhmen e vendit nën qeverisjen e Isa Mustafës ?
Sherifi: Së pari besoj fuqishëm që kësaj qeverie po i vjen fundi. Ndërsa e ardhmja e vendit me këtë qeveri nuk mund të jetë më e mirë se e kaluara e saj. Jam shumë i bindur se nëse kjo qeveri vazhdon mandatin deri në fund vendi do të pësojë kthim edhe më të madh mbrapa.
Nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme me cilat parti do shkoni në koalicion?
Sherifi: Koalicioni parazgjedhor Nisma-AAK është krijuar si një Bosht Opozitar i cili në zgjedhjet e ardhshme do të ofrojë një platformë për zhvillimin e gjithanshëm të vendit. Ne synojmë që këtë bosht ta zgjerojmë edhe me forca tjera politike dhe me personalitete nga shoqëria civile në mënyrë që të dalim fitues në këto zgjedhje. Pastaj, si fitues i zgjedhjeve do të shohim se me cilat parti mund të ndërtojmë një program qeverisës.
Tani për tani nuk mund ta dijë se cilat janë ato parti me të cilat do të mund të hynim në koalicion. Krejt do të varret nga gatishmëria e partive për të pranuar programin e koalicionit fitues të zgjedhjeve.
A pritet që të përmirësohen raportet në mes NISMAS dhe Vetëvendosjes?
Sherifi: Raportet mes Nismës dhe VV-së janë po ato që kanë qenë. Nuk kemi pasur prishje të raporteve që tani të presim përmirësim të tyre. Ajo që pritet zakonisht nga partitë opozitare është bashkëpunimi mes tyre në tema për të cilat ndajnë të njëjtat pikëpamje. Në rrafshin e bashkëpunimit për dy temat e mëdha kombëtare siç ishin Demarkacioni dhe Asociacioni kemi pasur bashkëpunim shumë intensiv, sikur edhe dihet e i fituam këto dy çështje. Besoj që edhe në të ardhmen për tema nacionale bashkëpunimi nuk do të mungojë.
Si e vlerësoni vitin 2016 dhe çfarë prisni nga viti i ardhshëm?
Sherifi: Viti 2016 është një viti humbur! Sikur në rrafshin e zhvillimeve të brendshme ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Ndërsa për vitin e ardhshëm presim zgjedhje të parakohshme në të cilat qytetarët e Kosovës do ta dënojnë me një votë plebishitare këtë mazhorancë të dështimit.. Përndryshe, ashtu sikur e thash edhe më lartë, nëse në vitin që po hymë do të vazhdojmë me të njëjtit njerëz, me të njëjtën qeveri, as stagnim nuk mund të presim por kthim edhe më të madh mbrapa me pasoja të cilat gjatë kohë nuk do të mund të riparohen.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rijani: Kultura jonë është sfera e parë në Maqedoni që sulmohet nga diskriminimi
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Toshkovski: Shteti ka një sistem totalisht jofunksional që duhet t’u përgjigjet situatave të krizës, zjarreve, përmbytjeve
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!