LAJMI I FUNDIT:

Bashkë me vitin 2016, u shuan edhe këto teknologji të famshme

Bashkë me vitin 2016, u shuan edhe këto teknologji të famshme

Nga “Vine” tek fisha e kufjeve, viti 2016 i dhuroi “vdekjen” të paktën pesë teknologjive që dukeshin të përjetshme.

Mes tyre gjejmë edhe kompaninë “Pebble”, që bëri përpjekien e parë për të prodhuar një “smartwatch” të hapur për të gjitha sisitemet si dhe “Project Ara, që sipas Google do të sillte në treg për herë të parë smartfonët modularë.

E para e vendosur në krye të listës është “Vine”, aplikacioni i “Twitter” që mundësonte publikimin e videove të gjata gjashtë sekonda.


Ky shërbim arriti kulmin në vitin 2014, por më pas konkurentët si “Instagram” dhe “Snapchat” kanë tërhequr një pjesë të mirë të përdoruesve, përfshirë edhe shumë yje.

Ky shërbim u ndërpre zyrtarisht në tetor. Por nga software tek hardware, 2016 ka sjellë edhe findin e “Pebble”, “smartwatch”-i që në vitin 2013 kishte mbledhur 10 milionë financues për zhvillimin e projektit. Në këtë rast dështimi për të gjithë sektorin, bashkë me hyrjen në treg të konkurentëve shumë të fortë, solli fundin, të shpallur këtë muaj.

Dy janë projektet e “Google” që kanë dështuar, ai i cituar më sipër “Ara”, që u braktis zyrtarisht në shtator dhe “Fiber”, shërbime për lidhje me fibra optike që kishte filluar në disa qytete të SHBA-së.

Mes teknologjive që do i themi lamtumirë mund të përmendim edhe fishën e kufieve, të cilën “Apple” e ka eleminuar në modelet e fundit, një lëvizje që pritet të ndiqet edhe nga “Samsung”-u. Por, në këtë rast duhen pritur disa vite para se të japim “bye bye” përfundimtare.

Në trend Teknologji

Më shumë
Njihuni me Zhang Yiming, “miliarderin e panjohur prapa TikTok”, i cili tani është personi më i pasur në Kinë

Njihuni me Zhang Yiming, “miliarderin e panjohur prapa TikTok”, i cili tani është personi më i pasur në Kinë

Teknologji
Prodhuesi turk i dronëve Baykar do të investojë 300 milionë dollarë për të zhvilluar motorin e fluturakeve

Prodhuesi turk i dronëve Baykar do të investojë 300 milionë dollarë për të zhvilluar motorin e fluturakeve

Teknologji
Gmail me një funksion të ri për t'ju ndihmuar të gjeni më lehtë atë që kërkoni

Gmail me një funksion të ri për t'ju ndihmuar të gjeni më lehtë atë që kërkoni

Teknologji
Po vjen video-loja “ferri”

Po vjen video-loja “ferri”

Lojëra
Paralajmërim serioz se pse nuk duhet të karikoni telefonin gjatë natës kur jeni në gjumë

Paralajmërim serioz se pse nuk duhet të karikoni telefonin gjatë natës kur jeni në gjumë

Teknologji
Kosova Makers League dhe BONEVET, pjesë e panairit më të madh të inovacionit dhe teknologjisë - Maker Faire Rome 2024

Kosova Makers League dhe BONEVET, pjesë e panairit më të madh të inovacionit dhe teknologjisë - Maker Faire Rome 2024

Teknologji
Kalo në kategori