Bankat për dhjetë muaj kanë fituar 81 milionë euro, tashmë kur viti ka përfunduar, shihet qartë se ky ka qenë vit i bereqetshëm për bankat. Tre bankat më të mëdha kanë rritje dyshifrore të fitimit. Të dhënat tregojnë se nga të ardhurat e përgjithshme bankare, pjesa më e madhe apo mbi 65% janë të ardhura nga norma e interesit të cilat qytetarët i paguajnë për kredi. Mbi 18 për qind janë të ardhurat nga provizioni dhe taksat, ndërsa të tjerat janë të ardhura plotësuese bankare. Rritja e të ardhurave dhe e fitimit këtë vit është në kushtet e zvogëlimit të vazhdueshëm të normës së interesit të kredive dhe depozitave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, edhe njohësit edhe qytetarët janë decid se norma e interesit të kartelave dhe minusit ende është e lartë, ndërsa për kursime bankat paguajnë më pak. Në nëntë muajt e parë, përcjellë gazeta Koha, të ardhurat e përgjithshme bankare nga norma e interesit janë 245 milionë euro. Nëse nga kjo shumë hiqen shpenzimet për normë interesi, interesi i të ardhurave neto i të gjithë bankave për nëntë muaj është 186 milionë euro. Në shumën e përgjithshme kontribut më të madh kanë paratë, të cilat si normë interesi bankat i kanë paguar nga qytetarët. Nga këto para për nëntë muaj janë paguar 105 milionë euro. Nga firmat, bankat si normë interesi kanë paguar deri në shtator 98,7 milionë euro. Jo vetëm kamata, sepse pothuajse 20 për qind nga të ardhurat e përgjithshme mblidhen nga provizioni bankar dhe nga taksat.
Këtë vit, në nëntë muajt e parë të gjitha bankat kanë shënuar fitim. Për herë të parë pas një periudhe të gjatë edhe bankat e vogla, të cilat vazhdimisht shënonin humbje, tremujorin e tretë e kanë përfunduar pozitivisht. Nëse krahasohet rezultati i arritur këtë vit me periudhën e njejtë vitin e kaluar, fitimi është për më shumë se 34 për qind më i lartë. Analiza e të ardhurave në vite tregon se prej vitit 2010 e këndej deri në 45 për qind janë rritur të ardhurat neto bankare nga norma e interesit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive