LAJMI I FUNDIT:

2016-ta, sërish një vit i tmerrshëm

2016-ta, sërish një vit i tmerrshëm

Edhe 2016-a ishte një annus horribilis, një vit i tmerrshëm. Në botë është prishur rregulli: në Lindjen e Afërt kanë shpërthyer luftra të tmerrshme – në Siri, në Jemen, në Libi, fshehurazi në Irak. I ashtuquajturi “Shtet Islamik”, horrori i terrorit brutal, vrastar, fundamentalist, ende nuk është mundur. Filizat e brishtë të pranverës arabe janë shkelur me forcë me këmbë – nga autokratët, despotët, diktatorët. Dhe kjo ndodh me pasoja për vetë rajonin, i cili pa dyshim mund të jetë një epiqendër e shpërthimit politik dhe social që trondit botën – ndoshta edhe do të bëhet. Duket sikur Lindja e Afërt dhe e Mesme do të zhyten në një luftë 30 vjeçare, në të cilat klanet, fiset dhe komunitetet fetare do të luftojnë me egërsi kundër njëra-tjetrës.

Evropa nga ana tjetër, në brigjet e së cilës përfundojnë refugjatët e Lindjes së Afërt, është vetë e tronditur. Por që kriza e refugjatëve e ka bërë të qartë se “solidariteti evropian” është në rastin më të mirë një frazë që tingëllon bukur, por e cila nuk është në gjendje të mbajë politikisht. Brexiti, lamtumira e shpallur e Britanisë së Madhe nga BE e ka zhytur bashkësinë në dyshime të thella. Vepra paqëtore e bashkimit është në lojë – dhe komuniteti lufton me veten për atë se ku do të vejë rruga. Kjo në një kohë kur që tani është e sigurtë se krahas rrugëve evropianolindore të kthimit në vetëvendosjen e shteteve nacionale dhe të identitetit, vitin e ardhshëm do të ndryshojnë edhe në Evropën Perëndimore raportet e pushtetit: në Holandë siç pritet prej Geert Wildersit, edhe Franca do të ketë me çdo kusht një president të ri – ndoshta një “theçerist” katolik, gjë që i përngjan një revolucioni.

Edhe në Gjermani, që aktualisht duket si atdhe i stabilitetit, në shtator do të mbahen zgjedhje. Askush nuk mund ta pëfytyrojë vërtet për momentin, që Angela Merkeli – në cilindo koalicion qoftë – të mos mbetet më kancelare. Ajo është një kështjellë e patundur në të përpjetat dhe të tatëpjetat e politikës botërore, që prej njëmbëdhjetë vjetësh. Edhe këtu partia populiste, egoiste nacionale “Alternativa për Gjermaninë” do të futet në Bundestag – me më shumë përqindje se do t’u pëlqente shumë vetëve. Edhe këtu, mendimi i djathtë, veprimi i djathtë po fiton popullaritet, edhe nëse kjo nuk do të mjaftojë për të marrë pushtetin. Gjermania do të mbetet e qeverisur me stabilitet. Dhe për këtë arsye ajo është një bovë mbajtëse në politikën e paqetë dhe të parehatshme botërore. Dhe kjo megjithëse atentati terrorist në Berlin pak para Krishtlindjeve e tronditi rrënjësisht vendin


Pasiguria tjetër e ardhshme: në SHBA do të qeverisë Donald Trumpi. A do të jetë i parashikueshëm në veprimet e tij ky president? Si do t’i hapet biznesmeni politikës së jashtme? A do ta shikojë politikën e jashtme si “deal”, apo si art diplomatik? A do të radhitet ai si fuqi drejtuese në politikën globale apo jo? Dhe para së gjithash: a e sheh ai veten si pjesë të Perëndimit – apo do të mbështetet ai vetëm te “Make America great again”? Këtu 2017-a hedh përpara hijet e saj.

Por 2016-a pa rilindjen që të tërheq vëmendjen të Rusisë dhe të Vladimir Putinit në skenën e politikës botërore. Rusia nuk është fuqi rajonale, siç u shpreh njëherë Presidenti në largim, Obama. Rusia ndërhyn në Lindjen e Mesme dhe në Evropë. Dhe Moska mbështetet para së gjithash në zgjidhje ushtarake dhe jo në diplomaci. Ajo e përdor dhunën me ndërgjegje dhe në mënyrë cinike. Në Siri ose në konfliktet e ngrira në Ukrainën Lindore. Kthimi i Rusisë në politikën botërore është edhe kthimi i misioneve ushtarake në politikën botërore, për të siguruar ndikim dhe pushtet. Për këtë Perëndimit – nëse ai do të ekzistojë ende si njësi në “vitin një” të Trumpit – do t’i duhet të japë një përgjigje. Edhe Gjermania, e cila tradicionalisht ka vështirësitë e saj me ndërhyrjet ushtarake.

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina
Kalo në kategori