LAJMI I FUNDIT:

Sulm me bomba, 21 të vdekur e 40 të plagosur në Irak (Foto)

Sulm me bomba, 21 të vdekur e 40 të plagosur në Irak (Foto)

Të paktën 21 persona kanë mbetur të vdekur përderisa 40 të tjerë janë plagosur nga dy sulme me bombë në një treg të lirë në qendër të kryeqytetit Irakian, Baghdad, shkruan BBC.

Shpërthimet kanë ndodhur ne afërsi të dyqaneve, të cilat shitnin pjesë të veturave.


Asnjë group nuk ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin deri më tani.

Njëra bombat ishte eksploziv i vendosur në treg, ndërsa sulmi tjetër ishte vetëvrasës me bombë, transmeton Klan Kosova.

Kryeqyteti i Irakut ka përjetuar sulme të shpeshta nga militantët.