Epilogu i mundshëm në Siri: Do të fitojnë rusët, amerikanët, turqit, iranianët, izraelitët… por jo arabët!
![Epilogu i mundshëm në Siri: Do të fitojnë rusët, amerikanët, turqit, iranianët, izraelitët… por jo arabët!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2011/01/mustafa-bajrami-780x439.jpg)
Në tri vitet e shkuara, Halebi ishte qyteti për të cilin u zhvilluan luftimet më të ashpra mes forcave opozitare dhe ushtrisë së Asadit , si dhe u gërshetuan interesat më delikate të vendeve të rajonit dhe atyre ndërkombëtare.
Dikur qytet paqeje me më shumë se dy milionë banorë, gërmadha e quajtur Haleb do të rënkojë gjatë nga plagët e marra.
Janë disa arsye që pamundësuan fituesin, edhe pas tri vitesh luftimesh të përgjakshme për Halebin. Territori i madh me dendësi të madhe demografike, medhhebet e shumta fetare dhe ideologjitë nga më të ndryshmet, e sidomos pozita gjeografike shumë afër Turqisë – duke qenë i pozicionuar në mes katër qyteteve strategjike ushtarake, si Lazikije, Edlib, Hama dhe Rikka – bëri që në Haleb të luftojnë të gjithë kundër të gjithëve, por asnjëri të mos dalë fitues.
Beteja për Halebin kishte ndezur fitilin e luftës në tërë Sirinë, dhe, siç po duket, ajo do të zgjerohet edhe jashtë saj. Vetëm pasi të përfundojë realizimi i projektit për Lindjen e Mesme të Re, ka shpresë që lufta të ndalet, por jo edhe të mënjanohen pasojat tragjike.
Të përkujtojmë: atëherë kur dështuan bisedimet e para mes SHBA-ve dhe Rusisë, të cilat synonin të projektojnë vijat ndarëse të interesave mes tyre, opozita siriane e mbështetur nga jashtë nisi të humbasë fuqinë e saj në terren. Për pasojë, ekstremistët islamikë – që edhe ata mbështeteshin nga jashtë – morën hov dhe pushtuan territore të gjera në Siri. Dështimi ruso-amerikan, përveç tjerash vuri në pah mungesën e seriozitetit e dy superfuqive për të ndalë luftën, pikërisht për shkak të, siç thuhej, lojës që luanin në prapaskenë. E, ajo që dukej qartë përgjatë atyre bisedimeve, ishin fitoret e njëpasnjëshme në terren të el-Nursas, si dhe ndikimi i saj që po shtrihej brenda dhe jashtë Sirisë.
SHBA-të dhe Rusia biseduan më shumë se njëherë për Shamin. Në ato bisedimeve shpreheshin shqetësime serioze ndaj avancimeve të ekstremistëve islamikë. Ishte kjo koha kur po rritej me të madhe edhe numri i të huajve që i bashkëngjiteshin ISIS-it. Thënë me gjuhën politike: për aq sa shtohej rreziku nga islamistët ekstremë, opozita siriane vetëm për aq armatosej dhe stërvitej nëpër vende të ndryshme të botës. Për çudi, sikur të kërkohej edhe kyçja e kurdëve në atë kasaphane, edhe ata si të tjerët filluan të djegin Sirinë.
Frytet e para të konfliktit mes opozitës siriane, kurdëve, islamistëve dhe regjimit të Asadit ishin katastrofave. Gjendja u katandis edhe më shumë kur Rusia “papritmas” i doli në krah Asadit dhe kështu, me ndihmën edhe të shiitëve që vinin nga Irani, Iraku, Pakistani e Afganistani, Sirinë edhe më shumë e dogji zjarri. Të vetmit që nuk kishin ndonjë komandë në vete, qenë të krishterët e Sirisë. Ata u shpërndanë nëpër grupe të ndryshme ndërluftuese, duke mos lënë hapësirë që në të ardhmen të “keqkuptoheshin” se kishin mbetur të vetmit që nuk dogjën atdheun e tyre.
Sa herë që aty-këtu dukeshin shenjat sado të vogla se lufta mund të ndalej, shtetet e rajonit dërgonin armë, nxitnin gjakderdhjen dhe kështu veniteshin edhe shpresat e fundit për paqe të qëndrueshme. Në fakt, shtetet arabe edhe më parë kishin dështuar të ofronin mundësi paqe; edhe më parë kishin mbetur në provim. Arabia Saudite, fuqia më e madhe e rajonit që kishte mundësinë të ndihmonte më shumë në ndaljen e luftës, edhe pas dobësimit të rolit të Egjiptit që erdhi si rezultat i grusht shtetit me shumë gjakderdhje, nuk mundi dhe nuk dëshiroi të bëjë më shumë.
Nga ana tjetër, nëse plani i SHBA-ve për ta rrëzuar Asadin dhe për të ndihmuar më shumë opozitën e bashkuar dështoi, Rusia gjeti hapësirë për t’u ulur këmbëkryq në rajon. U pa mirë se rusët, edhe pas rrëzimit të Bashkimit Sovjetik, nuk kishin harruar ëndrrën që edhe ata të mjelin Lindjen e Mesme. De fakto, Rusia mundi amerikanët në betejën për Sirinë. Në një situatë kaq të komplikuar, Turqia dukej se ishte shteti i vetëm në të cilin besohej se mund t’i kontribuonte paqes në Lindje të Mesme.
Më parë njëjtë ishte menduar për Iranin se meqë ka fuqinë, do të ketë edhe vullnetin për paqe të qëndrueshme. Por, Halebi u bë qyteti që qartësoi ambiciet iraniane në rajon.
Sido që të jetë dhe pa marrë parasysh konspiracionet e shumta rreth rolit të Turqisë, rreth bashkëpunimit dhe afrimit të saj me Rusinë, e sidomos rreth asaj që mund të quhet ndryshim i politikave turke në Lindje të Mesme, depërtimi turk – fillimisht në Irak e pastaj në Siri – ndryshoi kahet e luftës. Kësaj radhe, edhe një herë u shkrepën shkëndijat e shpresës se lufta megjithatë mund të ndalej. Të mbështetur pa rezervë nga amerikanët, turqit treguan dhëmbët e tyre në Musul të Irakut, e fill pas kësaj edhe në Siri për evakuimit dhe sigurimin e qytetarëve të Halebit të djegur. Ndërhyrja ushtarake e Turqisë në Siri, sipas të gjitha gjasave konsiderohet fillimi i mbarimit të mundshëm të konfliktit në tokën e Shamit.
Siç po duket, Turqia hyri në Siri nën dy kushte. I pari favorizoi Iranin dhe Rusinë, i dyti ndihmoi Turqinë. Sipas të parit, Turqia pranon që Halebi t’i dorëzohet forcave qeveritare të mbështetura nga shiitët e sidomos nga Rusia; sipas të dytit, shteti i Ataturkut siguroi një fitore strategjike, që do të thotë të dëbohen rebelët kurdë nga zona e rrezikut për Turqinë, të asgjësohen celulat ekstreme islamike në Siri, dhe së fundmi t’i sigurohet kufiri me Sirinë dhe Irakun nga çfarëdo kanosje që mund të vijë nga rebelët kurdë dhe të tjerë.
Në këtë hashërneshër interesash e llogarish të ndryshme, “fitorja” e Asadit në Haleb e ktheu situatën në pikën zero. Shikuar nga perspektiva e fitoreve të dëshiruara, për opozitën e bashkuar siriane humbja e Halebit do të thotë humbje e pikës më strategjike dhe venitje përfundimtare e shpresës për mbështetje të mundshme në të ardhmen nga ndërkombëtarët. Këtu, sikur që ndodh përherë në raste të tilla, u therën të gjithë: kurdët, opozita e bashkuar siriane, islamistët, arabët nacionalistë, të krishterët, regjimi i Asadit, dhe mund të thuhet edhe shumica e ndërkombëtarëve. Për shkak të rolit që pati, ISIS-i më së shumti dhe ndër të parët.
Siç po shihet, epilogu i mundshëm në Siri është me sa vijon: Rusia për një kohë të gjatë do të mbetet në rajon, amerikanët do të përfitojnë miliardat e dollarëve nga rindërtimi i Sirisë, fryma iraniane me shumë interesa tjera strategjike do të gjejnë hapësirë gjithandej në tokat arabe, Turqia gjithashtu do të përfitojë miliarda dollarë nga shitja e produkteve të veta në tregjet e Shamit, ndërsa Izraeli ka të garantuar sigurinë kombëtare edhe për një kohë të gjatë. Arabët, sikur që ndodhte përgjatë gjithë shekullit të kaluar, po mbeten edhe më tutje t’i thyejnë dhëmbët në debatet e tyre shteruese dhe të pakuptimta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_14-13-780x439.png)
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht