LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: T’i ruajmë vlerat tona kombëtare dhe fetare

Ahmeti: T’i ruajmë vlerat tona kombëtare dhe fetare

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e krishtlindjeve katolike ka dërguar urim tek të gjithë besimtarët e besimit katolik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht me rastin e festës së shenjtë të Krishtlindjes me dëshirat më të sinqerta për mbarësi, shëndet dhe mirëqenie”, shkruan Ali Ahmeti.

Më tej ai shton se duke vazhduar traditën shqiptare të harmonisë, tolerancës, bashkëjetesës dhe vëllazerise fetare të festojmë festat e njëri tjetrit për t’i ruajtur e mirëmbajtur vlerat tona më fisnike kombëtare dhe fetare./Telegrafi/