LAJMI I FUNDIT:

Mashtroi vëllanë se i ka blerë kitarë, por doli të jetë shumë më ndryshe (Foto)

Mashtroi vëllanë se i ka blerë kitarë, por doli të jetë shumë më ndryshe (Foto)

Shfrytëzuesi i rrjetit social Reddit, i njohur vetëm si Lictalon i ka postuar disa fotografi, me të cilat tregon për dhuratën që i ka bërë vëllait të tij për festat e fundvitit.

Në shikim të parë, duket se është mbështjellë një kitarë, megjithëse personit që i bëhet kjo dhuratë, nuk ka asnjë talent në muzikë.


Duket si kitarë e mbështjellë me letër dekorative

Por, në momentin që e ka hapur paketimin, ka dalë se brenda ka diçka krejt tjetër.

Brenda del të ketë diçka tjetër

Aty është shfaqur loja elektronike ‘The Legend of Zelda’, që do ishte një zgjedhje e mirë për dikë që nuk di muzikë, por ka dëshirë të luajë.

Loja e preferuar e vëllait të tij

Mirëpo, me të marrë mbështjellësin e lojës, e ka parë se kjo nuk është ende në dispozicion pasi do të del në treg më vonë.

Kjo lojë nuk ka dalë ende në treg

Derisa u menduar se kjo ishte e tëra, i është kërkuar të hapet mbështjellësi dhe brenda ka dalë një vauqer, me të cilën mund të blihen gjëra deri në 20 dollarë.

Urime festat, keni fituar një vauqer

“Ka njerëz që vërtetë kanë kohë dhe mund të bëjë dhurata kaq interesant” është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/