Prestigjiozja italiane Corriere Della Sera ka rindërtuar sot të gjithë skenën nga masakra e Berlinit të hënën në mbrëmje deri tek momenti kur i dyshuari Anis Amri, 24-vjeç u vra në Milano pasi qëlloi me armë një polic.
Si arriti të merrte kamionin e masakrës, si hyri në tregun e Krishtlindjeve në Berlin ku shkaktoi 14 të vdekur dhe 48 të plagosur, por edhe si arriti t’i shpëtonte policisë gjermane për të hyrë më pas në shtetin italian. “Corriere Della Sera” ka mundur të rindërtojë skemën e plotë.
1- KAMIONI I ATENTATIT NISET NGA ITALIA
Kamioni që u përdor të hënën në masakrën e Berlinit u nis nga Italia të premten e kaluar rreth orës 18:00, ndërsa ishte ngarkuar më parë me skela çeliku në Brianza. Pronari i mjetit ishte biznesmeni polak Ariel Zuraëski, i cili tregoi se dërgesën do ta bënte kushëriri i tij, i gjetur i vdekur në kabinën e kamionit, pasi ishte qëlluar me pistoletë.
2- AMIN AMRI HYN NE KAMION AFER TREGUT TE KRISHTLINDJEVE NE BERLIN
Sipas një hipoteze të ngritur, sulmuesi ka arritur të rrëmbejë kamionin në një parkim në Berlin afër tregut të Krishtlindjeve dhe ka detyruar shoferin t’i lerë drejtimin e tij. Kompania që zotëron kamionin, siç raporton sajti polak “Money.pl”, ka njoftuar se për rreth katër orë, personi që ishte në kamion, e ka ndezur dhe e ka fikur mjetin disa herë.
3-TERRORISTI KERCENON ME ARME SHOFERIN, MERR DREJTIMIN E KAMIONIT
Pasi ka mundur të hipë në kamion, terroristi i ka drejtuar armën shoferit dhe ka marrë drejtimin e mjetit Një punonjës i kompanisë polake Money.pl. që ka vëzhguar lëvizjet e kamionit tregon se: “Dukej sikur dikush përpiqej ta ndizte dhe ta fikte kamionin duke u munduar të ecte”. Tentativa e parë është bërë në 15:44, më pas një më vonë, në 16:52. Pra, motori ka mbetur ndezur deri në 17:37 edhe pse mjeti nuk ka lëvizur.
4- SHOFERI PERLESHET ME TERRORISTIN KUR SHEH SE PO I DREJTOHET TURMES SE NJEREZVE
Mendohet që mes terroristit dhe shoferit të ketë pasur përleshje në momentin që ky i fundit ka kuptuar qëllimet e 24-vjeçarit. “Shoferi polak Lukasz Urban ishte ende gjallë në momentin që kamioni ka hyrë me shpejtësi në mes të tregut të Krishtlindjeve dhe ka bërë të pamundurën për ta ndaluar, madje është përleshur me të. Sipas Bild Zeitung, e cila citon burime afër grupit të hetimit, që bazohen tek autopsi që i është bërë trupit të shoferit, i masakruar me thikë dhe i qëlluar me pistoletë. Kuptohet që në të ka shenja të përleshjes për një kohë të gjatë me terroristin, të cilin nuk mundi ta devijonte nga turma dhe mbeti i vdekur”,- shkruan Corriere Della Sera.
5- TERRORISTI PËRPLASET ME TURMËN
Pas përleshjes mes të dyve, terroristi ka dalë fitimtar dhe është përplasur çmendurisht me turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjeve duke lënë pas 12 të vdekur dhe 48 të plagosur. Ai arrin të largohet nga vendngjarja.
6-POLICIA GJERMANE NDALON NJERIUN E GABUAR
Fill pas atentatit policia deklaroi se kishte kapur autorin e dyshuar të sulmit një refugjat nga Pakistani, por pak orë më pas u detyrua ta përgënjeshtronte duke thënë se ishte njeriu i gabuar. Ndërsa ai u la i lirë, u tha se autori i masakrës ishte endi i lirë.
7-AMIR HYN NË ITALI, POLICËT I KËRKOJNË LETËRNJOFTIM
Në orën 3 të natës mes së enjtes së 22 dhjetorit dhe së premtes së 23 dhjetorit një i ri i dobët ecën krejt i vetëm përpara sheshit San Giovanni në Milano. Dy policë të patrullës e ndalojnë dhe i kërkojnë një dokument identifikimi.
8- TERRORISTI QËLLON ME ARMË MBI POLICËT ITALIANË
Në momentin që policët italianë i kanë kërkuar një dokument identifikimi, terroristi nxjerr nga çanta e tij një pistoletë të kalibrit 22 e cila rezulton të jetë e njëjta me të cilën ka vrarë shoferin polak, me të cilën qëlloi edhe njërin nga policët italianë duke e plagosur në shpatull.
9- POLICI ITALIAN VRET TERRORISTIN, IDENTIFIKOHET
Në momentin që Amir ka hapur zjarr mbi policët italian, kolegu i policit të plagosur, 29-vjeçari Luca Scata i është kundërpërgjigjur me armë duke e lënë të vdekur në vend. Polici kishte vetëm 9 muaj në detyrë, ndërsa pak orë pas kësaj mësohet se kishte vrarë killerin e Berlinit. /bw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Pas ‘kërcënimeve’ të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës