Nuk ka rëndësi sa vjeç je apo cilat janë rrethanat, të bërit seks për herë të parë është një gjë e rëndësishme. Çdo përvojë është e ndryshme.
10 vajza rrëfehen për herën e tyre të parë – si e prisnin, me kë kanë shkuar dhe si janë ndjerë më vonë.
1 – “E doja të dashurin tim, dhe isha gati, kështu që bëmë seks. Përdorëm prezervativ. Nuk u ndjeva keq për asnjë moment. Isha kaq e kënaqur që kisha bërë dashuri me të. Më pëlqeu ndjesia e të qenit aq afër, por fizikisht mu duk e çuditshme. Më pas prisja të ndihesha më e maturuar dhe e sigurt në vetvete, por në të vërtetë u ndjeva si zakonisht. Nuk pata ndjesinë që të humbja virgjërinë do të ishte kaq gjë e madhe. Jam e gëzuar që hera ime e parë ishte me një person që e doja”. –Kristina, 19 vjeç
2 – “Në moshën 17-vjeçare mendoja se isha virgjëresha e fundit në klasë. Isha aq e fiksuar me faktin që isha e virgjër, saqë pyesja me stil personat e tjerë në klasë për të kuptuar se cili nga shokët apo shoqet e mia ishte akoma si unë. Një djalë i klasave më të larta më ftoi në një festë, dhe sipas shoqes sime të dhomës, ai donte të bënte seks me mua. U tregua shumë i sjellshëm dhe i durueshëm me mua. Eksperienca në përgjithësi ishte pozitive. Nuk bëra më seks pastaj për dy vite. Isha e kënaqur që nuk isha më e virgjër.” – Anna, 22 vjeç
3 – “E humba virgjërinë kur isha 15 vjeçe me të dashurin tim, i cili në atë kohë ishte 17. Vendosëm ta bëjmë pas 3 muajsh që ishim takuar, kur unë isha plotësisht e sigurtë se isha gati. Përdorëm prezervativ. Të them të drejtën pas seksit nuk është se u ndjeva ndryshe nga si isha në fillim. Ndoshta pak më e pjekur. Nëse vërtet mendon se je gati, dhe nëse ti dhe i dashuri keni marrë masa, do të jetë një eksperiencë shumë e mirë,” – Romina, 17 vjeç
4 – “Edhe pse kisha përparuar shumë me puthjet dhe takimet, isha 20 vjeçe kur humba virgjërinë. Kisha vendosur të pres, por kur hyra në universitet, nuk kisha takuar asnjë me të cilin isha e interesuar për të bërë seks, të paktën jo për herën e parë. Në fund vendosa ta bëja me një djalë që më pëlqente me të vërtetë shumë, por me të nuk kisha një marrëdhënie. Isha thjesht e vendosur për t’i dhënë fund virgjërisë sime dhe ky djalë ishte fantastik. Për të vetmen gjë që pendohem është që nuk i thashë më parë që isha e virgjër. Madje edhe sot e kësaj dite ai nuk e di. Isha e shqetësuar nga ideja se mund ta trembja,” – Sara, 22 vjeç
5 – “Gjithnjë kisha menduar se do të prisja deri në martesë, por sa më shumë vjetrohesha aq më shumë kjo çështje bëhej edhe më e rëndë për mua. Kështu i kërkova një djali që e njihja prej vitesh nëse donte të bënte seks me mua dhe ai pranoi. Pas marrëdhënies seksuale nuk është se ndjeva ndonjë gjë ndryshe,” – Alba, 18 vjeç
6 – “Humba virgjërinë me të dashurin tim me të cilin isha në lidhje prej 11 muajsh, kur isha 16 vjeç. Ishte dy vjet më i madh se unë dhe nuk ishte i virgjër dhe kishte mundur të më bindë prej dy muajsh. Kur në fund bëmë seks, ndodhi kur unë isha plotësisht gati. Jam e kënaqur që rezistova deri në momentin që isha e sigurt. Ishte pak e dhimbshme dhe paksa e çuditshme. Nuk jam penduar kurrë që e bëra me atë person apo se si shkuan gjërat më vonë, edhe pse duhet ta them që do ishte më mirë ta bëja në krevat dhe jo në ulësen e pasagjerit në një makinë Honda,” Simona, 21 vjeç
7 – “E humba virgjërinë verën në të cilën mbusha 20-vjeç. Sapo kisha filluar të merrja pilula dhe isha e terrorizuar nga ideja se mund të ngelja shtatzënë dhe se kjo do të më shkatërronte jetën sepse me këtë mesazh isha rritur gjithë jetën. Më shumë se sa nga frika se nuk e kisha bërë ndonjëherë isha e frikësuar a do të isha e aftë. Pavarësisht përpjekjeve të tij për të mos lënduar, prapë ndjeva disa dhembje. Vazhdova me mendimin se dhimbjet do përfundonin. Por jo. Për 3 vite rresht ndjeja akoma dhembje. Por pasi u vizitova në disa mjekë zbulova se kisha endometriozë, sipërfaqja e jashtme e mitrës rritet në vende ku nuk duhet. Nuk ka shërim për këtë sëmundje po ka mënyra të tjera për ta shijuar seksin” – Aurora, 24 vjeç.
8 – “Isha 17 vjeç dhe dilja me një djalë prej disa muajsh. E dija që doja të flija me të. U mendova për një javë, por gjithashtu e dija se isha gati. Ai gjithashtu ishte i kujdesshëm, më pyeste shpesh nëse ndihesha e sigurt. Më bëri të ndihem shumë e sigurt, dhe e lumtur dhe kjo më shtyn që edhe sot e kësaj dite ta dua,” Emma, 19 vjeç
9 – “E humba virgjërinë time kur isha 15 vjeç. Ndodhi me një mikun tim me të cilin bënim shumë gjëra pavarësisht se nuk ishim në një lidhje. Megjithatë ishim miq të mirë, dhe ndjehesha mirë pranë tij. Seksi ishte diçka që qarkullonte në mendjen time prej kohësh. As ai nuk kishte bërë seks më parë. Përdorëm prezervativ. Para se ta bëja ndjehesha shumë nervoze, edhe pse ishte diçka që doja me të vërtetë ta bëja. Pas seksit u ndjeva më afër me djalin qoftë fizikisht qoftë emocionalisht. Pas kësaj marrëdhënia jonë u bë më serioze dhe rezultati ishte një lidhje,” – Amanda, 23 vjeç
10 – “E humba virgjërinë vitin e kaluar kur isha 19 vjeç. Djali me të cilin e bëra për herë të parë ishte dashuria ime. Pasi e bëmë herën kisha dhimbje të mëdha, dhe edhe pse e provuam ta bënim përsëri nuk mundeshim. Pasi mësova se kisha ciste në vezore, lidhja jonë përfundoi pas 5 muajsh. U ndjeva keq që humba një moment të tillë me një njeri që nuk e meritonte”, Roberta 21 vjeç.
Burimi: Cosmopolitan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMasturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Kjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Hapat si të lajmë një mace!
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj