LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutohet me plumb në kokë emigranti shqiptar në Greqi

Ekzekutohet me plumb në kokë emigranti shqiptar në Greqi

Një emigrant shqiptar është gjetur i vdekur në Greqi. Sipas mediave greke, shqiptari është qëlluar me çifte në kokë dhe në bark pas konfliktit që pati me një person tjetër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Artemida, zonë në rajonin e Atikës në Athinë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, autori nuk njihej nga banorët e zonës dhe pas vrasjes u arratis me makinë.


Banorët kishin fiksuar targën e automjetit të tij dhe ia raportuan hetuesve. Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e shqiptarit të vrarë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të identifikuar vrasësin dhe për ta arrestuar.