Nëse Bashkimi Demokratik për Integrim e ka lexuar drejtë kalendarin e zhvillimeve politike në Maqedoni, atëherë përgjysmimi i votës për këtë subjekt politik do të ishte indikator dhe sinjal alarmues se çfarë do të ndodh me të ardhmen e kësaj partie – nëse vendos që deputetët e vet t’i vë edhe kësaj radhe në shërbim të Nikolla Gruevskit.
Mirëpo, nëse BDI nuk hyn në koalicion me VMRO-DPMNE-në, e drejta për formimin e Qeverisë në Maqedoni i kalon LSDM-së. Kuptohet, në këto rrethana iu duhen edhe votat e partive të reja shqiptare, ose së paku njërës prej tyre (49+10+?).
Shqiptarët e Maqedonisë kurrë më parë nuk kanë pasur mundësinë që ta artikulojnë vullnetin e tyre politik. Ata që deshën vetëm ndëshkimin e Nikolla Gruevskit, votuan LSDM-në. Ata shqiptarë që deshën edhe ndëshkimin e Ali Ahmetit, e të cilët ishin shumë më të tepërt në numër, votuan partitë e reja shqiptare. Sepse, në fakt, ishte Ali Ahmeti ai që tradhtoi interesat kombëtare të shqiptarëve përgjatë 14 viteve të qeverisjes në periudhën e pasluftës së vitit 2001 në Maqedoni.
Për LSDM-në e Zoran Zaevit, koalicioni me Ali Ahmetin nuk paraqet problem; kundërshtari i saj kryesor është VMRO-DPMNE. Por, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për partitë e reja shqiptare në Maqedoni. Bashkëqeverisja me BDI-në e Ali Ahmetit do t’ju sillte dëme të pariparueshme në elektorat. Andaj, jo rastësisht kohëve të fundit përpiqet të ndërtohet gjoja një “strategji kombëtare” me qëllim që cilado parti e re shqiptare ta përdorë si mbulesë, se gjoja në interes të shqiptarëve, e jo për interesa të tyre kanë pranuar hyrjen në një Qeveri me BDI-ne. Arsyetim dhe alibi klishe e stërdëgjuar nga të gjithë ata politikanë që dëshirën për pushtet përpiqen ta paraqesin si kontribut patriotik, kombëtar etj.
Por, faktet janë këto: numrat tregojnë se dikush duhet të lëvizë nga parimet. E, mbase jo rastësisht kohëve të fundit janë egërsuar dhe nuk lejojnë t’u kërkohet asnjë përgjegjësi politike atyre që deri dje qeverisën në nivel komunal, ndërsa rezultati që treguan ishte larg të qënurit i suksesshëm. Në këto rrethana ju duhet një mbulesë e re, një kauzë e re, një rast i ri që ta vazhdojnë agoninë e popullit. Por, ndër të tjera, kjo është politika – përpjekje e politikanëve që ta bindin popullin se kurrë s’do ta kenë më mirë sesa me ata që do duhej të qeverisnin. Kjo për faktin se ata që punojnë në të mirën e popullit nuk bëjnë zhurmë shurdhuese që t’i dëgjojë e gjithë bota, por i lënë që gjërat t’i vlerësojnë të tjerët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë