LAJMI I FUNDIT:

Izraeli arreston deputetin arab Basel Ghattas

Izraeli arreston deputetin arab Basel Ghattas

Policia izraelite ka marrë në pyetje të martën një anëtar arab të Knesetit (Parlamenti) izraelit mbi dyshimet se ka futur fshehurazi në burg një telefon celular të cilin ia ka dhënë një pjesëtari të burgosur të Hamasit.

Radioja izraelite tha se të hënën vonë, policia ka marrë në pyetje deputetin Basel Ghattas i cili është dashur të përgjigjet në akuzat se ka futur fshehurazi një telefon për një të burgosur palestinez në burgun në Ktzi’ot, raporton Anadolu Agency.

Policia e Izraelit, tha radioja e lartpërmendur, i ka shqiptuar deputetit një ndalesë udhëtimi.


Deputeti i partisë “Likud”, Gilad Erdan, njëherësh ministër për Siguri Publike dhe Çështje Strategjike, ka bërë thirrje që Ghattasit ti merret mandati i deputetit, nëse dëshmohet se ka kryer veprën për të cilën akuzohet.

“Mendoj se duhet të veprojmë me mençuri duke vënë në përdorim të gjitha mjetet ligjore që kemi në dispozicion, nëse provat e pretenduara kundër janë prova të besueshme”, citohet Erdan nga e përditshmja Yedioth Ahronoth.

Ai madje ka kërkuar edhe dënim me burg për deputetin arab.

Ghattas nga ana e tij ka mohuar akuzat të cilat i quajti si përpjekje për të minuar lidershipin arab në Izrael.

“Kjo është një përpjekje për të thyer boshtin e arabëve dhe përparimin e tyre politik në këtë vend”, thuhet në kumtesën me shkrim.

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Mali i Zi
Çfarë biseduan Biden dhe Trump në veturë gjatë rrugës për inaugurimin?

Çfarë biseduan Biden dhe Trump në veturë gjatë rrugës për inaugurimin?

Amerika
Kalo në kategori