Media turke po i mëshon gjithnjë e më shumë një lidhjeje të vrasësit me organizatën gyleniste FETÖ, të shpallur si terroriste në Turqi, e të akuzuar për kryerjen e puçit ushtarak në korrik të këtij viti.
Në të përditshmen turke Sabah lexohet mes të tjerash: “Plani i pistë i FETÖ-s!” Ndërsa në variantin në anglisht të së njëjtës gazetë, Daily Sabah, publikohet një dokument mbi vrasësin që përforcon dyshimin se kemi të bëjmë me një gylenist.
“Me Mevlyt Mert Altëntashin (Mevlüt Mert Altıntaş) të identifikuar si atentatori që vrau ambasadorin rus në orët e mbrëmjes të së martës, ndërsa dalin dëshmi të reja, të gjithë sytë janë kthyer nga kulti terrorist gylenist (FETÖ),” shkruan Daily Sabah.
Materiali i publikuar është një dokument i lëshuar nga prefektura e Dijarbakërit, që tregon se vrasësi i ambasadorit ka marrë dy ditë leje vjetore mes 16 dhe 18 korrikut të këtij viti, vetëm një ditë pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti.
Një grusht shteti i planifikuar për t’u kryer më 16 korrik, sipas hetimeve, por që u përshpejtua dhe u ndërmor një ditë më parë.
Adresa e shtëpisë së vrasësit në dokumentin në fjalë i përket një veprimtari gylenist të rangjeve të larta, Abdullah Bozkurtit, i cili jeton aktualisht në SHBA e që më herët ka qenë korrespondenti për Ankaranë i së përditshmes Today’s Zaman.
Personi që e ka nënshkruar po ashtu lejen për vrasësin e ambasadorit rus gjendet tani në burg për lidhje me organizatën gyleniste.
Kahraman Sezer u përjashtua pas 15 korrikut nga policia. Më vonë ai u arrestua si “një anëtar i organizatës terroriste”. Lejet vjetore u pezulluan plotësisht pas 15 korrikut, por duket se urdhri i pezullimit të tyre nuk ka patur vlerë për nënshkruesin e lejes për vrasësin.
Daily Sabah nënvizon dhe faktin se Mevlyt Mert Altëntash ka ndjekur shkollat Körfez, institucione shkollore përgatitore gyleniste, e se nëpërmjet shtënies në dorë të përgjigjeve të provimit të hyrjes në universitet ka mundur të ndjekë më pas kolegjin e policisë.
Personi i mësipërm vrau mbrëmë në një aktivitet ambasadorin rus në Ankara; një përpjekje e pastër për të shkaktuar trazira në Turqi e për t’i shtënë në kolaps marrëdhëniet turko-ruse. /tesheshi.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Gjenden pupla zogjsh në motorët e aeroplanit Jeju Air të rrëzuar në Korenë e Jugut, ku humbën jetën 179 persona
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës