LAJMI I FUNDIT:

Fillon seanca për Astrit Deharin

Fillon seanca për Astrit Deharin

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Astrit Deharin, i cili më 5 nëntor ka vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Kuvendi këtë seancë po e mban me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo seancë nga Vetëvendosje është quajtur cinike, pasi sipas VV-së ata kanë kërkuar që moti mbajtjen e kësaj seance.


Seanca e jashtëzakonshme po mbahet për aktivistin Astrit Dehari, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në burgun e Prizrenit. Kurse, jashtë ndërtesës së Kuvendit është organizuar një protestë nga shoqëria civile me anë të së cilës po kërkohet drejtësi dhe zbardhjen e vrasjes së Astrit Deharit.