LAJMI I FUNDIT:

Si ndikon vrapimi në shëndetin e trurit?

Si ndikon vrapimi në shëndetin e trurit?

Një studim i ri nga hulumtuesit e Universitetit të Arizonës tregojnë se vrapimi mund të ketë ndikim në strukturën dhe funksionin e mendjes – aktiviteti mund t’i forcojë lidhjet ndërmjet regjioneve të trurit. Studimi është i rëndësishëm sepse, sipas hulumtuesve, ka treguar përfitime shëndetësore për të rinjtë.

Kur janë krahasuar me individët që qëndrojnë më shumë ulur, vrapuesit kanë shfaqur lidhje më të madhe funksionale brenda disa zonave të trurit, duke përfshirë edhe korteksin frontal. Ky regjion është i rëndësishëm për planifikimin, vendimmarrjen dhe aftësinë për ta ndryshuar vëmendjen varësisht nga detyrat.

Studiuesit kanë treguar se vrapimi është tejet fitimprurës në shëndetin e njeriut, e veçanërisht te të rinjtë. /Telegrafi/