LAJMI I FUNDIT:

Alepo është një tragjedi, por jo “si” Srebrenica

Alepo është një tragjedi, por jo “si” Srebrenica

Marcus Tanner

“Alepo nuk duhet të bëhet një tjetër Srebrenicë!”, thotë Lord Paddy Ashdown, një politikan i lartë britanik i Partisë Liberale dhe ish-monitorues ndërkombëtar në Bosnje. “Dy dekada përpara Alepos, ishte Srebrenica”, shkruan Washington Post. “Populli i Alepos po masakrohet. A nuk mësuam asgjë nga Srebrenica”, shkruan për Guardianin, Nedzad Avdiq – edhe vetë një i mbijetuar i Srebrenicës.

Fjalët e AvdiIQ kanë peshë, pasi “ka parë me sytë e tij tytën e pushkës”, siç shkroi ai në artikullin për Guardian. Megjithatë, tendenca – veçanërisht e fortë te politikanët dhe gazetarët – për të hequr paralele mes një ngjarje historike me një tjetër nuk është as ndihmë dhe as nuk informon më shumë dhe duhet kundërshtuar.


Rezistenca ime ndaj krahasimeve “ashtu sikurse…” është shtuar ndërsa mbuloja luftërat në ish-Jugosllavi në vitet 1990, kur secila anë gjente krahasime false për ta vënë luftën e vet në anën e engjëjve në histori.

Serbëve u pëlqente shumë të thoshin se kroatët ishin “ashtu si” nazistët dhe lideri i tyre Franjo Tugjman “si” Hitleri, edhe pse Gjermania naziste donte të sundonte botën, ndërsa Kroacia donte vetëm pavarësi. Dhe, ndërsa Gjermania naziste ishte kompleksi më i frikshëm ushtarak që bota ka parë, Kroacia nuk ishte fuqi më e madhe se Skocia.

Kroatët këmbëngulën se rrethimi i Vukovarit në Kroacinë lindore ishte “si” rrethimi i Stalingradit, megjithëse Vukovari ishte pak më i madh se një fshat i madh dhe Stalingradi ishte një nga qytetet më të mëdha të Bashkimit Sovjetik.

Boshnjakët – dhe admiruesit e tyre të jashtëm – e lidhën vazhdimisht luftën në vendin e tyre me Luftën Civile në Spanjë – edhe pse lufta në Spanjë ishte e lidhur me ideologjinë politike, ndërsa lufta në Bosnje ishte, në fund, një betejë e shëmtuar për territor mes tre komuniteteve etnike/fetare.

Nuk kam qenë kurrë në Alepo, por isha në Srebrenicë gjatë rrethimit të tmerrshëm të atij qyteti dhe nuk arrij të shoh se çfarë kanë këdo dy vende të përbashkëta përtej rrethimit.

Srebrenica ishte një qytet i vogël, i largët, kryesisht entitet mysliman [boshnjak] përpara luftës së viteve 1992-95. Në kohën kur filloi rrethimi, thuajse të gjithë serbët e mbetur ishin larguar dhe shumë refugjatë myslimanë nga zona të tjera kishin ardhur aty. Ndaj, nuk kishte përçarje në qytet. Brenda Srebrenicës së rrethuar, myslimanët po bombardoheshin dhe po vdisnin urie, jashtë ndodheshin serbët e Bosnjës që po kryenin rrethimin. Ishte shumë e thjeshtë: një konflikt i drejtpërdrejt binar, në të cilin një anë mbante të gjitha kartat teksa qyteti ishte rrethuar.

Alepo nuk është qyteti i largët mbi kodër i përbërë nga një kombësi apo grup besimtar. Një nga më të vjetrit dhe më të pasurit nga qytetet kosmopolitane në Lindjen e Mesme, është ose në fakt ishte, shtëpi e shumë komuniteteve dhe nga fillimi i luftës në Siri është ndarë në të paktën dy anë: në besnikët e Qeverisë së Assadit dhe pjesa tjetër drejtohej nga opozita – me një enklavë ekstra të drejtuar nga kurdët.

Media perëndimore nuk raportoi kurrë shumë nga gjysma perëndimore e Alepos, ndaj nuk ka asnjë mënyrë për ta ditur sesi njerëzit atje ishin në mbështetje të Qeverisë së Assadit apo thjesht po i mbanin kokat ulur. Sa për pjesën lindore tashmë të pushtuar, ne dimë se njerëzit janë gjendur në mes të konfliktit ose kanë mbështetur aktivisht forcat opozitare anti-Assad që i kontrollonin ato.

E vetmja gjë që Srebrenica dhe Alepo kanë të përbashkët është se bota “nuk reagoi”, ndërsa gjëra të tmerrshme ndodhnin. Por, edhe këtu krahasimi zgjerohet.

Srebrenica ndodhej disa milje katrorë në mes të Evropës dhe NATO mund ta mbronte atë lehtësisht nga Ushtria e vogël e serbëve të Bosnjës që nuk kishte furnizime ushtarake të pafundme nga Rusia dhe Irani.

Kjo është arsyeja përse Srebrenica është një skandal dhe turp. Nuk është për shkak të numrit të viktimave që ishin të stërmëdha në kuptimin e katastrofës globale, por sepse e gjithë masakra në vitin 1995 ishte krejtësisht e parandalueshme.

Nuk kishte kurrë as rrezikun më të vogël që të shpërthente një luftë botërore për Srebrenicën. Nëse NATO apo madje edhe vetëm britanikët, apo francezët, apo amerikanët do të ndërhynin vetëm, Ratko Mlladiqi nuk do të kishte bërë gjë më shumë se thjesht të përplaste grushtin e tij dhe këtu do mbyllej. Është trishtim ta thuash, por rreth 6000 njerëz vdiqën në Srebrenicë për shkak të fuqive perëndimore, të cilat me gjithë burimet e tyre të mëdha dhe fuqinë ushtarake gjigante, nuk e morën mundimin të ngrinin një gisht për t’i shpëtuar ata.

Ndërhyja perëndimore në Alepo do të përfshinte angazhim me burime në një shkallë krejt të ndryshme. Do të ishte njëmijë herë më e rrezikshme dhe rezultati mund të ishte i paparashikueshëm, duke marrë parasysh dedikimin e Rusisë dhe Iranit ndaj fushatës së Qeverisë siriane për të marrë qytetin. Ne mund të shajmë Perëndimin për budallallëk që nuk e kundërshton Rusinë, por askush nuk mund ta mohojë se rreziku i një konfrontimi global të vërtetë ishte real.

Çfarë ka ndodhur në Alepo është një tragjedi dhe një katastrofë, por le ta lëmë Srebrenicën jashtë këtyre.

Në trend

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Teuta Selimi ndahet nga burri?

Teuta Selimi ndahet nga burri?

Magazina
Zonja e parë e Brazilit përdori fjalë fyese në drejtim të miliarderit, vjen reagimi i Elon Musk

Zonja e parë e Brazilit përdori fjalë fyese në drejtim të miliarderit, vjen reagimi i Elon Musk

Botë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori