LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni: Ndoshta e sulmojmë armatimin e konfiskuar nga IS-i

Pentagoni: Ndoshta e sulmojmë armatimin e konfiskuar nga IS-i

Pentagoni ka thënë se mund të sulmojë armatimin që grupi Shteti Islamik e ka konfiskuar kur e rimori nën kontroll qytetin sirian, Palmira sepse kjo përbënë rrezik për forcat amerikane në rajon.

Lejtnant Gjenerali i ushtrisë amerikane, Stephen Townsend ka thënë më 14 dhjetor se armatimi i konfiskuar nga IS-i, me gjasë përfshinë automjete të blinduara, armatim dhe ndoshta edhe pajisje të mbrojtjes ajrore apo armatim tjetër të rëndë.

Ai ka thënë se shpreson që Rusia dhe Siria do e rimarrin së shpejti Palmirën dhe të neutralizojnë kërcënimin, por ka shtuar se SHBA-të janë të gatshme të sulmojnë nëse kjo është e nevojshme.


“Thjeshtë, çfarëdo që ata kanë konfiskuar paraqet kërcënim për koalicionin, por ne mund dhe duam t’i menaxhojmë ato kërcënime. Unë besoi që do të kemi mundësi t’i sulmojmë ato pajisje dhe vrasim atë (militantin e IS-it) që do e përdor së shpejti”, ka thënë Townsend.

Ai ka shtuar se Rusia dhe Siria do e kenë më shumë idenë se kush është në atë zonë dhe janë në pozitë më të mirë që të eliminojnë kërcënimin që u shpërfaqë kur IS-i e rimori nën kontroll qytetin gjatë fundjavës.

“Ne nuk arrijmë të dallojmë njërin palë prej tjetrës. Pra, ne nuk arrijmë të themi se kamioni apo ndonjë automjet tjetër i blinduar po përdoret nga ndonjë ushtar i regjimit, i Rusisë apo luftëtar i ISIL-it (Shteti Islamik)”, ka thënë ai. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Amerika
Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Amerika
Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Turqia
Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Amerika
Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Amerika
Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Amerika
Kalo në kategori