LAJMI I FUNDIT:

Uji nxjerr në plazh një krijesë misterioze që po habit të gjithë! (Video)

Uji nxjerr në plazh një krijesë misterioze që po habit të gjithë! (Video)

Një objekt gjigant, për të cilin askush nuk po e di se çfarë është, ka befasuar të gjithë në momentin që deti e nxori në një plazh në Zelandën e Re.

Personi i parë që ka hasur në të është Melissa Doubleday, e cila ishte duke shëtitur me veturë afër plazhit në afërsi të Oakland, transmeton Telegrafi.


Melissa ka filmuar këtë krijesë misterioze, të cilën më pas e ka postuar në Facebook, duke ngritur një pyetje interesante – se çfarë është kjo krijesë misterioze.

Përveç komenteve të shumta bizare, kishte edhe prej atyre që ishin mjaft serioze dhe të kapshme për trurin e njeriut.

Fillimisht menduan se bëhet fjalë për një balenë, por ekspertë pretendojnë se është një copë e madhe druri që ka qëndruar gjatë në det dhe është mbuluar me guaska dhe alga. /Telegrafi/