LAJMI I FUNDIT:

Profesori grek për çamët: Greqia bëri pastrim etnik (Video)

Profesori grek për çamët: Greqia bëri pastrim etnik  (Video)

Me një këndvështrim etnocentrik, pa një informim të balancuar, mediet e dy vendeve mbeten ende shumë konservatore, përkëdhelin kordat nacionaliste dhe vazhdojnë të pasqyrojnë në mënyrë negative grekët në Shqipëri dhe shqiptarët në Greqi. Ky ka qenë një prej konkluzioneve kryesore të një studimi shkencor, që u paraqit në një prej sallave të Universitetit “Maqedonia” të Selanikut, të organizuar nga Fondacioni grek për Politikën Europiane dhe të Jashtme (ELIAMEP).

“Shumë nga stereotipet dhe klima e keqe që ekzistojnë në popujt e dy vendeve, ose si e shikojnë njëri-tjetrin qytetarët e tyre kalon nga mediet”, tha Joannis Armakolas, profesor në Universitetin “Maqedonia”, Selanik.

Sipas hulumtuesit Panagiotis Pasxalidhis, prej vitit 2014 janë zhvilluar dy vite studime në analizat e 949 artikujve të 5 gazetave kryesore të Greqisë, nga spektri i majtë deri tek ai i djathtë. Më shumë janë pasqyruar 4 ngjarjet kryesore të këtij viti në lidhje me Shqipërinë, si presidenca greke, çështja “Kareli”, reforma territoriale dhe ndeshja Serbi-Shqipëri.


Të gjitha janë trajtuar me syzet e bindjeve të çdo gazete, ku shtypi i majtë ka qenë më kritik ndaj nacionalizmit, ndërsa ai i djathtë ka ruajtur stereotipet e shfaqura gjatë viteve ’90, megjithëse vihet re një distancim nga ai këndvështrim.

Një nga qasjet më interesante të një prej profesorëve të ftuar për të komentuar këtë studim ka qenë edhe ai për çështjen çame.

“Mirë apo keq, historia ka kaluar dhe nga ana tjetër duhet që edhe pala greke të thotë ‘Po, u bë një spastrim etnik në atë kohë nga ushtria demokratike e Greqisë. Disa prej çamëve ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve, u larguan të gjithë dhe nuk mund të kenë tashmë të drejta te pasuritë’ dhe të mbarojë kjo çështje”, tha Kostandinos Tsitselikis, profesor i të njëjtit universitet.

Të pranishmit, kryesisht studentë, kanë ndjekur edhe studimin e bërë nga Instituti shqiptar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku në 223 artikujt e analizuar nga 3 gazeta shqiptare në 6 muaj të 2014-s, këndvështrimi varet nga rasti dhe tema, ndërsa konkluzioni i studiuesve nga artikujt është se Tirana nuk ka besim tek Athina, edhe kur kjo e fundit e ka mbështetur. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Lajme
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Lajme
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

Lajme
Kalo në kategori