LAJMI I FUNDIT:

Mark Zuckerberg planifikon të jetë pjesë e qeverisë së Donald Trump

Mark Zuckerberg planifikon të jetë pjesë e qeverisë së Donald Trump

Themeluesi i “Facebook” Mark Zuckerberg ka menduar t’i futet politikës dhe do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, sipas dokumenteve ligjore të marra nga “Bloomberg”.

Dokumentet janë pjesë e një padie nga aksionarët e  “Facebook” kundër bordit, i cili është akuzuar se nuk përfaqëson më interesat e investitorëve,  duke rënë dakord për planin e propozuar nga Zuckerberg, raporton “International Business Times”.

Në padinë në fjalë, nuk është zbuluar se cfar roli do të ketë Zuckerberg  në administratën e re. Nëse ai do të shkojë në qeveri, me siguri do të punojë me  bashkë-themeluesin dhe anëtarin e bordit të “Facebook” Peter Thiel. Thiel është aktualisht pjesë e ekipit të tranzicionit të Presidenti të zgjedhur Donald Trump, citon “SYRI.net “International Business Times”.


Themeluesi i gjigantit Facebook, i cili mban shumicën e aksioneve, dëshiron të jetë në gjendje të shesë aksionet për të financuar përpjekjet e tij filantropike, por pa humbur kontrollin e kompanisë. Zuckerberg propozoi krijimin e një klase të re të aksionesh për veten e tij, sic tregojnë edhe dokumentet, dhe komiteti përfundoi duke rënë dakord me planin e tij.

Anëtari i bordit të “Facebook”,  Erskine Boeles, i cili është edhe shef i stafit të ish-presidentit Bill Klinton, tha se ishte “i shqetësuar për kërkesat e Zuckerberg  për shërbyer dy vjet në qeveri, pa humbur kontrollin e Facebook.”Ato  do të duken veçanërisht të papërgjegjshme”, ka thënë ai.

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Evropa
Kalo në kategori