Edhe pse duket që ato ditë çdo gjë është e bukur dhe romantike, megjithatë, statistikat e tregojnë të kundërtën.
Koha e fundvitit është njëra ndër më të bukurat e vitit, mirëpo, megjithatë, nuk është çdo gjë aq e mrekullueshme siç duket.
Hulumtime të shumta kanë zbuluar që në periudhën e dimrit ndodhin më së shumti shkurorëzime.
Një hulumtim ka shkuar një hap më tutje dhe ka arritur te data e saktë në të cilën ka pasur më së shumti shkurorëzime deri tani.
Fjala është për Kërshëndellat, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit deri te ky konkludim kanë ardhur duke shikuar profilet në Facebook dhe kanë konkluduar që më së shumti statuse mbi ndërprerjen e lidhjeve ka pasur pikërisht në atë ditë.
– Vetë akti i dhuratave i bën njerëzit që të marrin kontrollin mbi jetën e tyre – thonë psikologët.
Gjithashtu, sipas psikologëve dhuratat e fundvitit fshehin në vetvete një ‘kleçkë’ të madhe.
“Nëse nuk jeni të sigurt, veçanërisht nëse nuk keni patur një lidhje prej kohësh, shumë njerëz e kanë problem shkëmbimin e dhuratave, sepse dhuratat konsiderohen intime. Frikësohen sepse nuk duan t’i ushtrojnë presion personit tjetër, por nga ana tjetër nuk duan të ndihen si ‘budallenj’ duke dhuruar diçka pa marrë gjë në shkëmbim,” thotë Dr. Dorree Lynn.
Por nëse keni mjaftueshëm fat dhe ia dilni të mbijetoni të lidhur deri për Kërshëndella, pranvera me shumë gjasa do t’ju zërë lumturisht të dashuruar.
Këtyre ditëve, nuk ndahen shumë çifte përfundimisht, por rritet frekuenca e ndarjeve për të arritur kulmin sërish në pranverë.
Kështu që, çifte të dashuruara, kujdes gjatë Kërshëndellave! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake
A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Katër kristale që sjellin fat dhe energji të mirë në takimet e dashurisë
Demi: Horoskopi vjetor për 2024
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?