Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBK), Petrit Balija, ka thënë se gjatë vitit 2016 sektori bankar në Kosovë ka operuar me kujdes që të mos ndikonhet negativisht në ekonominë e vendit sa iu përket kredive jopërformuese.
Sipas tij, Kosova ka arritur të jetë në nivel të njëjtë me vendet e Bashkimit Evropian (BE).
“Sektori bankar në Kosovë ka operuar me kujdes të shtuar për të mos ndikuar negativisht në ekonominë e vendit, siç është rasti me disa sektorë bankarë të vendeve të rajonit, në të cilët kreditë jopërformuese janë rritur në nivele alarmante. Kosova ka kreditë jopërformuese prej vetëm 5 për qind. Do të thotë se ne e kemi ruajtur nivelin më të ulët të kredive jopërformuese në rajon dhe jemi në nivel të njëjtë me vendet e BE-së”, ka deklaruar Balija.
Raporti në mes të depozitave dhe kredive ende ngelet në normën 80 për qind, kjo sipas tij, paraqet likuiditete të mjaftueshme.
Balija ka thënë se sektori bankar pritet të rritet edhe në vitin 2017.
Ai ka deklaruar se për të vazhduar me përmirësime, si në norma të interesit, ashtu edhe me kushte të tjera, duhet të bëhet më shumë punë nga Qeveria, Kuvendi si dhe agjencitë e tjera që ndikojnë mbi zhvillimet e sektorit financiar.
“Në vitin 2017 sektori bankar do të vazhdojë të angazhohet në përmirësimin e ofertës dhe cilësisë së shërbimeve për konsumatorët. Shërbimi cilësor dhe financimi me kushte të përshtatshme janë prioritete kryesore për vitin 2017. Jam optimist, por me një shkallë rezervë ndaj zhvillimeve në Kosovë në vitin e ardhshëm, pasi për të vazhduar me përmirësime si në norma të interesit dhe me kushte të tjera, duhet të bëhet më shumë punë nga Qeveria dhe Parlamenti si dhe nga agjencitë e tjera që ndikojnë mbi zhvillimet e sektorit financiar”, ka thënë Balja. /Epoka e Re/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova