Ardian Muhaj
Pozita gjeostrategjike e shqiptarëve po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për ekuilibrin në Ballkan. Një nga pikat më të forta të kësaj pozite gjeostrategjike është dalja e Shqipërisë në Detin Mesdhe përmes dy deteve, Adriatik e Jon, në një vijë bregdetare të gjerë dhe me porte të shumta. Aktualisht vetëm tri shtete të kontinentit evropian kanë dalje në Mesdhe: BE-ja, Mali i Zi dhe Shqipëria.
Mali i Zi pritet të jetë shteti i parë nga Ballkani perëndimor që do të anëtarësohet në BE. Mbas anëtarësimit të Malit të Zi në BE, vetëm dy shtete të kontinentit evropian do të kenë dalje në Mesdhe: Bashkimit Evropian dhe Shqipëria. Me anëtarësimin e Malit të Zi në BE, harta politike dhe peizazhi ekonomik i kontinentit do të ketë një dukje të tillë që nga Deti i Veriut e Atlantiku Verior e deri në Mesdhe, e vetmja pjesë e linjës bregdetare që nuk do t’i përkasë një shteti të BE-së është vija bregdetare nga Velipoja në Butrint.
Vetëm Shqipëria në Mesdhe dhe Rusia në Baltik do të jenë vendet e vetme të kontinentit evropian që do të kenë dalje në Mesdhe e Atlantik por që nuk do të bëjnë pjesë në hapësirën ekonomike evropiane. Ndërsa, shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Serbi, Maqedoni, Bosnjë, (që ka vetëm portin e ngushtë dhe problematik të Neumit), as nuk do të kenë dalje në ujërat detarë ndërkombëtarë, as nuk do të jenë në BE. Kjo është arsyeja pse për Serbinë është një humbje e pallogaritshme ekonomike dhe gjeostrategjike kalimi i Malit të Zi në BE. Anëtarësimi i Malit të Zi në BE e detyron Serbinë të drejtohet nga shqiptarët për ndihmë, për të lehtësuar pasojat negative që do të sjellë ky izolim ekonomik dhe gjeostrategjik.
Megjithëse rrugëtimi i Malit të Zi drejt BE-së filloi vonë në krahasim me shtetet e tjera, sot 10 vjet pas pavarësisë është shteti i Ballkanit perëndimor më afër integrimit në BE. Integrimi i Malit të Zi në BE, më shumë se sa integrimi i tij në NATO, do të sjellë një ndryshim radikal në situatën gjeostrategjike në Ballkan. E vërteton këtë rëndësi të jashtëzakonshme për ekuilibrin gjeopolitik ndërhyrja ruse e serbe për të përmbysur situatën politike në Mal të Zi. Gjukanoviqi, edhe pse i mbijetoi politikisht përplasjes mbi aderimin e Malit të Zi në NATO, dhe kur tashmë dukej si fakt i kryer orientimi evropian i Podgoricës, u detyrua të japë dorëheqjen. Duket se ajo që e shqetëson më shumë Rusinë dhe Serbinë nuk ishte aderimi i Malit të Zi në NATO, por integrimi i tij në BE. NATO ka të bëjë me sigurinë, ndërsa BE me ekonominë. E para i ngjason një kutie të ndihmës së parë në rast emergjence, që mund të edhe mos të përdoret kurrë, ndërsa e dyta i ngjason frigoriferit ku mbahen gjërat e konsumit të përditshëm dhe që përdoret vazhdimisht e në çdo kohë.
Koston e aderimit të Malit të Zi në NATO, për fat të keq duket se në fund të fundit do ta paguajë shteti më i brishtë i rajonit, Kosova. Demarkacioni me Malin e Zi në vetvete nuk përbën asnjë problem dhe është një proces krejt normal mes dy shtetesh kufitare. Mirëpo, presioni i Brukselit dhe shantazhi i hapët që përfaqësuesit diplomatikë të BE-së po i bëjnë vazhdimisht Prishtinës për t’i falur 1 për qind të territorit të Kosovës, Malit të Zi, si kusht për liberalizmin e vizave me…. BE-në, tregon se falja e tokës së Kosovës fqinjit të vet, shkon përtej marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Mal i Zi. Është një kusur që synon të balancojë situatën duke shpërblyer sakrificën e Malit të Zi për të braktisur të dashurën Rusi.
Prej fqinjëve të shtetit malazez, as Kroacisë, as Bosnjës, as Shqipërisë, nuk iu kërkua të paguajë për këtë, por vetëm Kosovës. Arsyeja qëndron thjesht tek oportunizmi i situatës dhe jo te ndonjë parim. Është parashikuar se Kosova mund të shantazhohet përmes kushtëzimit të liberalizimit të vizave, dhe po detyrohet të paguajë edhe pse nuk ka asnjë lidhje liberalizimi i vizave drejt BE-së me bjeshkët e Rugovës.
Në një situatë normale, Shqipëria do të ishte dashtë të zbusë shantazhin e Brukselit, thjesht duke dhënë të drejtën e nënshtetësisë shqiptare të gjithë shqiptarëve të Kosovës, ashtu siç e bëjnë këtë bullgarët me maqedonasit e Shqipërisë, apo grekët me minoritetin grek. Mirëpo, e vërteta është se vetë Shqipëria është nën presionin e vazhdueshëm të Brukselit për çështje të tjera dhe as nuk i bie kujt ndërmend në Tiranë që të ndërhyjë në këtë aspekt.
Përkundrazi, Tirana zyrtare duket se po ndërmjetëson procesin e zhvendosjes së influencës ruse pak më në jug. Nëse Kosova po detyrohet të paguajë koston e aderimit të Malit të Zi në NATO, Shqipëria duket se me dëshirë të madhe po përpiqet të zbusë efektet negative që ka për Serbinë integrimi i Malit të Zi në BE. Mbyllja e portës malazeze për depërtimin e Serbisë në Adriatik, duket se ka aktivizuar planin rus për të sponsorizuar rritjen e prestigjit të Serbisë në rajon, dhe nga ana tjetër afrimin dhe bashkëpunimin e ngushtë Tiranë-Beograd.
Projekti kryesor ekonomik, i cili do të shërbejë si arterie e komunikimit mes qendrës së rëndesës së influencës ruse në Ballkan, dhe Adriatikut është lidhja e Serbisë me Durrësin. Ky projekt infrastrukturor do t’i shërbejë Serbisë si “as” nën mëngë për të shantazhuar në një të ardhme të dyja shtetet shqiptare, por pikësëpari vetë Brukselin. Me anëtarësimin e Malit të Zi në BE, Serbia do ketë vetëm dy fqinjë, BE-në dhe Kosovë-Shqipërinë. Të gjitha shtetet fqinje të Serbisë, do të jenë ose pjesë të BE-së, si: Kroacia, Mali i Zi, Hungaria, Rumania, Bullgaria, ose vende si Bosnja e Maqedonia, edhe ato pa dalje në det dhe të rrethuara nga BE-ja dhe Kosovë-Shqipëria.
Mënyra e vetme për të lehtësuar këtë izolim të pritshëm të Serbisë, ndërmjet BE-së dhe shqiptarëve është që të hapet pjesa më e dobët e rrethimit, pra shtetet shqiptare. Pa bashkëpunimin e Tiranës zyrtare, Serbia do të vendosej në një izolim të tillë që do të detyrohej të pranonte çdo kusht të Brukselit, në lidhje me njohjen e Kosovës. Pa dalje në det të hapur, e rrethuar ngado me shtete të BE-së, me Danubin po ashtu të mbyllur dhe në BE, Serbia po shpejton të sigurojë daljen në ujëra ndërkombëtarë përmes shteteve shqiptare dhe këtë derë shpëtimi Tirana po përpiqet me çdo kusht t’ia hapë. Pas sigurimit të kësaj daljeje emergjence, Serbia do t’i bëjë karshillëk Brukselit dhe paradoksalisht do të na përdorë edhe ne shqiptarëve, duke na e shndërruar bamirësinë tonë në bumerang.
Shqiptarët për fatin e mirë të serbëve duket se po bëjnë çmos që ta shpëtojnë Serbinë nga ky izolim ekonomik dhe gjeostrategjik. Për fatin e keq tonin duket se këtë ndihmë po ua ofrojmë pa asnjë kusht dhe me gjithë zemër. Po shndërrojmë në prioritet tonin prioritetin e Serbisë, po e sakrifikojmë edhe vokacionin tonë evropian për hatër të Serbisë. Po bëjmë çmos ta lidhim Novi Sadin, Beogradin dhe Nishin me Durrësin dhe Mesdheun, megjithëse po vendosim gjobën e Rrugës së Kombit, megjithëse nuk po lodhemi ta shfrytëzojmë aeroportin e Kukësit të dhuruar pa kushte, nuk po e vrasim mendjen as për korridorin tetë, as për korridorin dhjetë, por po i japim përparësi një korridori të panatyrshëm që i orienton dhe i lidh shqiptarët me Shumadinë e Vojvodinën.
Në një situatë ideale, në të cilën Serbia do të ndodhej tërësisht në mëshirën e BE-së, do të duhej që edhe Shqipëria të ishte anëtare e BE-së. Atëherë, krejt bregdeti evropian i Mesdheut do t’i përkiste vetëm një shteti: Bashkimit Evropian. Serbia do të ndodhej në një rrethim të plotë me shtete të Bashkimit Evropian në të gjitha anët dhe do të detyrohej ta njihte Kosovën si shtet fqinj e të pavarur, në këmbim të çfarëdo lirie tregtare e bashkëpunimi ekonomik me BE-në.
Që Serbia të mos izolohet tërësisht, është e domosdoshme që Shqipëria të mos anëtarësohet në BE. Për fatin e mirë të serbëve, Tirana zyrtare me naivitetin më të madh po kërkon të mbytet në një lugë ujë, duke iniciuar planin e pakuptimtë të rrëzimit të lisit me një të rënë sëpate. Po kërkojmë që disa çështje të shkëputura me fqinjin tonë të vetëm anëtar të BE-së, Greqinë, t’i shndërrojmë në një paketë dhe kështu të bëhemi fqinjët e vetëm në botë që pretendojnë të zgjidhin të gjitha çështjet e hapura menjëherë. Na rren mendja se do shpikim mënyrën magjike për ta rrëzuar lisin me një të rënë sëpate. Ashtu sikurse kjo mundësi për ta rrëzuar lisin është praktikisht zero, po ashtu zero është edhe mundësia që të zgjidhen të gjitha çështjet mes fqinjin tonë jugor njëherësh e përfundimisht. Nga paketa magjike nuk do të dalë asgjë tjetër përveçse një veto greke, ose një nënshtrim total ndaj pretendimeve greke të paketës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A