LAJMI I FUNDIT:

Historiani Zogaj: 28 dhe 29 nëntori dy ngjarje të ndara historike

Historiani Zogaj: 28 dhe 29 nëntori dy ngjarje të ndara historike

Populli shqiptar gjatë luftës së dytë botërore, kishte tri alternativa, ta mbante pozicionin e neutralitetit, të rreshtohej krah formacioneve nazi-fashiste dhe të rreshtohej në bllokun anti-fashist, ashtu siç e mori qëndrimin më të drejt në historinë tonë kombëtare, ka thënë në Klan Kosova, historiani Agim Zogaj.

“29 nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi”.

Zogaj thotë se edhe sot e kësaj ditë ka diskutime nëse dita e çlirimit është 28 nëntori apo 29 nëntori.


Por që jep faktet se përfundimisht kjo ditë është 29 nëntori.

“Historia është shkencë historike dhe jo ideologjike dhe nuk lejon shtrembërim të fakteve”.

“Zhvillimet qendrore që argumentohet 29 nëntori është se me 28 nëntor 1944 Shkodra ende nuk ishte e çliruar dhe thuhej se atje ende po vazhdonte lufta”.

“Në këtë kontekst, në ora 04:00 të mëngjesit të 29 nëntorit forcat nazi-fashiste largohen nga Shkodra”.

Zogaj pohon se me 28 nëntor të këtij viti sekretari amerikan, i dërgoi telegram urimi udhëheqjes nacional çlirimtare të Shqipërisë, ku në fjalinë e fundit shkruan” Sot 30 vjet më parë, Shqipëria shpalli pavarësinë dhe sot po luftohet për çlirimin e plotë të saj”.

“28 nëntori është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, kurse 29 nëntori është Dita e Çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi dhe janë dy ngjarje të ndara historike”, përfundon Zogaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori