Kryetari i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ymer Havolli ka deklaruar se FKPK-ja po vazhdon edhe këtë vit të ketë performancë pozitive nga investimet. Sipas tij, përmirësimi i treguesve ekonomikë në nivel global ka ndihmuar një stabilitet dhe rritje në tregjet investuese.
Havolli thotë se si rezultat i këtij ambienti investues, edhe efektit pozitiv që strategjia investuese e FKPK-së po vazhdon të japë, kthimi bruto nga investimet e FKPK-së për vitin 2016 deri më 14 nëntor është mbi 30 milionë euro.
“Për shkak edhe të performancës pozitive nga investimet dhe kontributeve të reja, mjetet nën menaxhim kanë njohur rritje të qëndrueshëm edhe për këtë vit. Deri më këtë datë mjetet nën menaxhim kanë arritur në 1.37 miliard euro ose një rritje prej rreth 136 milionë euro në krahasim me fundvitin e 2015-s, e që e pritshme është që deri në fund të vitit kjo vlerë të jetë edhe më e lartë”, ka thënë ai për RTKlive.
Sipas tij, gjatë fillim nëntorit kemi pasur luhatje të forta dhe performancë negative të tregjeve në ditët e fundit para zgjedhjeve në SHBA.
“Efekti negativ i ditës së rezultatit të papritur të zgjedhjeve është rikuperuar shumë më shpejt sesa pritej, dhe tregjet kanë vazhduar të lëvizin në terrenin pozitiv. Andaj, për momentin, efekti negativ i parazgjedhjeve në SHBA dhe rezultatit final nuk ka ndikim negativ në performancën e tregjeve dhe investimeve të FKPK-së, përkundrazi tregjet janë në pikë më të lartë sesa para zgjedhjeve. Sidoqoftë, rezultati aktual nuk mund të shërbejë si parashikim për të ardhmen, pasi efektet reale të zgjedhjeve në SHBA do të shihen vitin e ardhshëm, kur edhe pritet të fillojë implementimi i programit elektoral të fituesit”, ka thënë Havolli.
Sipas tij, në përgjithësi, deri më tani, investitorët dhe profesionistët e tregjeve financiare kanë rezerva dhe pritshmëri jo pozitive në rast të implementimit të plotë të programit të deklaruar nga Donald Trump.
“Rrjedhimisht viti i ardhshëm potencialisht rezervon momente sfiduese për tregjet financiare dhe ekonominë globale. Kësaj i shtohet edhe çështja e inicimit të procesit të BREX-it, që gjithashtu shihet me rezerva dhe gjykohet si një proces që do t’i ndikojë negativisht procesit të zhvillimit ekonomik në B”, ka thënë ai.
Sipas tij Bordi Drejtues i FKPK-së vazhdon të jetë i kënaqur me rezultatet e investimeve të bëra në tregjet financiare globale, të bazuar në një strategji investuese që merr për bazë të gjitha kriteret ligjore, por edhe avancon tutje vjeljen e mundësive të reja investuese brenda e jashtë vendit, me qëllim të vetëm e final ruajtjen e vlerës së kontributeve nën menaxhim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës