LAJMI I FUNDIT:

Përurohet Shtatorja e Ukshin Hotit

Përurohet Shtatorja e Ukshin Hotit

Sot pranë objektit të Universitetit të Prizrenit, përurohet shtatorja e dijetarit dhe patriotit shqiptar Ukshin Hoti.

Për nder të rofesor Hotit, Universiteti i Prizrenit, emrin e të cilit e mban, do të mbajë edhe një akademi përkujtimore.

Profesor Ukshin Hoti është arrestuar nga pushtuesit serb në vitet e 90-ta dhe ishte dënuar me disa vite burg. Lufta atë e gjënë në burgun e Dubravës, si shumë të dënuar tjerë politik dhe që nga pranvera e vitit 1999, kur Hoti ishte nxjerr nga burgu me preteks për kinse përfundim të burgut, forcat e armikut e kanë dërguar në drejtim të panjohur dhe për fatin e tij nuk dihet ende asgjë. /Telegrafi/