Edhe pse zyrtarët kosovarë vazhdimisht flasin për sukseset në rrugën evropiane të Kosovës, Ministria e Integrimit që 77 ditë funksionon pa ministër.
Ministria e Integrimit Evropian funksionon pa kreun e saj që nga shtatori kur Bekim Çollaku iu bashkua ekipit të Presidentit Hashim Thaçi, këshilltar i të cilit ishte në kohën kur Thaçi drejtonte qeverinë.
Me 9 shtator vetë Çollaku përmes një konferencë për media kishte njoftuar për ndryshimin e zyrës dhe rolit të tij duke kaluar në Presidencë.
Që nga ajo ditë Kryeministri Mustafa nuk e ka emëruar zëvendësuesin e tij.
Për të mos mjaftuar me kaq, Ministrinë e Integrimit e kishte lëshuar edhe zëvendësministri Ramadan Ilazi, mirëpo qeveria e kishte mbuluar shpejt këtë pozitë, duke e transferuar Anila Statovci-Demajn, nga pozita e zëvendësministres në MASHT në atë të Integrimit Evropian.
Lidhur me gjetjen e zëvendësuesit të Çollakut për KALLXO.com foli zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi.
“Ne kemi qenë në fazën e konsultimeve, edhe të brendshme partiake dhe me partnerin e koalicionit, edhe kemi menduar që me riformatizim do të bëhet edhe kjo punë. Tash ose do ta bëjmë me një vendim të njëanshëm nga ana jonë, ose do presim riformatizimin e gjerë”, tha Kuçi.
Kuçi tha se ende nuk është diskutuar për emra konkretë se kush mund të udhëheqë më këtë detyrë.
Sipas tij, kjo vonesë nuk lidhet me çështjen e fatit të Qeverisë, nëse vendi do të shkojë apo jo në zgjedhje të parakohshme.
“Nëse veç edhe një ditë i kish mbetë Qeverisë, na e kishim dërgu ministrin, s’ka të bëjë kjo më punë”, tha Kuçi.
KALLXO.com kishte shkruar edhe në tetor që Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka gjetur zëvendësimin e ish-ministrit të Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.
Këshilltari i Kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj kishte thënë se janë në pritje të partnerit të koalicionit për ta sjellë propozimin.
“Ne presim që PDK-ja ta propozojë një kandidat, sepse është vend që u takon atyre. Në atë moment që ata do ta propozojnë, Kryeministri Mustafa do ta shqyrtojë atë, pra tash është në taborin e PDK-së”, kishte thënë Gecaj.
Riformatizimi i qeverisë ishte menduar si një përpjekje për zvogëlim të numrit të ministrive dhe kabinetit qeveritar, por qeveria Mustafa vetëm ka shtuar njerëzit e saj.
Hajredin Kuçi që dikur mbante 2 poste, si zëvendëskryeministër dhe si ministër i Drejtësisë, sot mban vetëm atë të numrit 2 të qeverisë, duke ia lënë vendin e Ministrisë së Drejtësisë Dhurata Hoxhës, një emri të ri në politikën kosovare.
Edhe Kujtim Shala i LDK-së që dikur mbante 2 poste-atë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Kulturës, u përcaktua të mbetet vetëm ministër, duke ia liruar vendin para disa javësh të aderuarit në LDK Ramiz Kelemendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025